Ja përse drejtuesja e “Vogue” mban gjithnjë syze dielli

View Gallery
3 Photos
Ja përse drejtuesja e “Vogue” mban gjithnjë syze dielli
Anna Wintour

Ja përse drejtuesja e “Vogue” mban gjithnjë syze dielli
Anna Wintour

Ja përse drejtuesja e “Vogue” mban gjithnjë syze dielli
Anna Wintour

Anna Wintour gjendet në krye të revistës prestigjioze “Vogue” prej tre dekadash. Reputacioni i saj mund të thuhet se e ka tejkaluar edhe atë të revistës.

Wintour identifikohet tanimë prej vitesh me flokët stil “bob” dhe syzet e errëta të diellit. Kësisoj, sikurse ia ka dalë t’i shmanget artikujve rreth jetës së saj private, ka prodhuar edhe kuriozitet të tepruar.

Po përse Anna Wintour mban syze dielli në çdo shfaqje të saj publike? “Sepse me to shmangni njerëzit të kuptojnë se çfarë po mendoni”– tha ajo në një intervistë me gazetaren Christiane Amanpour.

“Më ndihmojnë kur ndihem pak e lodhur ose e përgjumur. Dhe ndoshta janë kthyer si një pjesë mbështetjeje për atë që jam. Por sot më nevojiteshin vërtetë.

Do të tregohem shumë e sinqertë: Kam qenë shumë sëmurë gjatë gjithë javës dhe përveç kësaj, i jam nënshtruar një operacioni në sy. Kështu që kjo është arsyeja e vërtetë pse po i mbaj sot”, rrëfeu me tej Anna Wintour.

**************************************

Anna Wintour është njëra ndër femrat më fascinuese të kohës së sotme.

Ajo, tashmë 30 vjet, është redaktore e revistës “Vogue”, mirëpo, pos në industrinë e modës, ajo është aktive edhe në qarqet politike.

Gazetarja dhe redaktore britaniko-amerikane, Anna Wintour, ka pozitë të rëndësishme redaktoriale në “biblën e modës”, siç e quajnë revistën “Vogue”, mirëpo krahas kësaj, punon edhe si drejtoreshë artistike në kompaninë Condé Nast.

Arritjet e saj janë të mëdha, dhe kjo femër paraqet inspirim të vërtetë për njerëzit e gjithë botës.

“Anna Wintour inspiron, përkushtimi dhe zelli i saj ndaj modës, etika e saj, përkrahja e saj talenteve të reja, është unike”, ka thënë Christopher Kane kur e kanë pyetur për mendimin lidhur me të.

Dhe derisa mund ta dëgjojmë shpesh se si flet për suksesin, ekzistojnë tri gjëra kyç të cilat e kanë çuar deri në realizimin e ëndrrave të saj.

Ajo është e vendosur

Në bisedë, Anna shpjegon se si ka arritur reputacionin e personit gjakftohtë, që çon në lidhje me liderizmin.

“Ky është karakteri fitimtar i liderit, ndërkaq për disa cilësi të tmerrshme të femrës” ka mësuar nga babai i saj.

Wintour është rritur në familje gazetarësh, duke pasur ideal babanë Charles, i cili atëherë ka qenë redaktor i London Evening Standard.

Ajo nga babai ka mësuar se si është të jesh redaktore

“Kam mësuar se sa është e rëndësishme të jesh lidere, të jesh e vendosur në atë që ua kërkon njerëzve të tjerë të japin më të mirën nga vetja”.

Ajo nuk pendohet

Me gjithë gabimet të cilat i pranon, Anna thotë që është me rëndësi të provosh edhe të mësosh diçka nga to dhe pastaj vazhdon tutje pa u penduar.

“Mendoj që njerëzit këtë e respektojnë dhe punojnë më mirë në rrethana të tilla”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤