Ju prezantojmë ish-kuzhinieren që u bë milionere falë Instagramit

View Gallery
2 Photos
Ju prezantojmë ish-kuzhinieren që u bë milionere falë Instagramit
Jem Wolfie 1

Ju prezantojmë ish-kuzhinieren që u bë milionere falë Instagramit
Jem Wolfie 2

Një australiane 26-vjeçare fiton rreth 30 mijë dollarë në ditë, duke shitur libra elektronikë për ushtrime fizike dhe receta të shëndetshme ushqimore.

Sipas “Perth Now”, pasuria e Jem Wolfie po rritet nga dita në ditë dhe nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë.

Wolfie ka qenë fillimisht kuzhiniere me profesion. Ajo u shkëput nga gatimi pasi kuptoi që nuk ishte puna që dëshironte të bënte përgjatë jetës dhe më pas iu përkushtua tërësisht pasionit të saj, basketbollit, të cilin e braktisi si sport në vitin 2015 pas një dëmtimi serioz.

Ishte pikërisht kjo arsyeja që e bëri t’i futej palestrës. Mirëpo, këtu nisi edhe pasioni i saj për të publikuar video dhe foto për fizik të shëndetshëm, që duket se i ka rezultuar tejet frytdhënës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤