Kazoo, një revistë humaniste për vajza

5707d94b1e0000b3007068c3

“Mami, e dije që Hapësira është për djemtë?”

Kur Erin Bried dëgjoi të bijën e saj 5- vjeçare, Ellie, që i bëri këtë pyetje, në fillim u inatos me idenë që dikush atje jashtë po mundohej të kufizonte interesat dhe fantazinë e vajzës së saj. Më pas, u ndje e frymëzuar. Tani, autorja dhe ish- kryeredaktorja e një reviste po lançon një revistë të re quajtur Kazoo. Kjo revistë ka për qëllim të forcojë pozitat e vajzave në mënyrë që to të bëhen ajo që dëshirojnë të bëhen.

Kazoo, e cila është ende në fillimet e ideimit, synon të thyejë stereotipet gjinore duke i treguar vajzave se asnjë prej interesave e dëshirave të tyre nuk është “gatuar” vetëm për djemtë. Revista, e cila është për një target moshor 5-10 vjeç, do të publikohet së shpejti dhe do të përfshijë tema si shkenca, teknologjia, natyra dhe arti. Bried thotë se nuk u frymëzua vetëm prej pyetjes së vajzës së saj por mbi të gjitha prej zhgënjimit me atë që vuri re kur shfletoi në revistat e tjera për fëmijë.

“Nuk pashë të kishte në këto revista ndonjë histori për vajza të vogla që të mos përfshinin çështje si “flokët e lëmuara”, “princeshat” apo “një kukull që vendos makeup”. Meqënëse bija ime pëlqen piratët dhe jo kukullat, ne na u desh që atë ditë të mos lexonim dot asnjë histori për të qenë në atë revistë fëmijësh.”

Në Kazoo do të ketë krijime origjinale të vetë fëmijëve si vizatime dhe foto. Pjesa tjetër do t’i dedikohet grave të rëndësihme të artit, aktivizmit, shkencës dhe të tjera. “Kazoo do të krijohet për fëmijët, jo nga fëmijët,” sqaron Bried.

“Dua ta krijoj Kazoo për t’i dhënë vajzave mjetin dhe hapësirën për të ëndërruar, ndërtuar, eksploruar, menduar dhe bërë pyetje,” tha ajo. “Dua që ata ta dine se bota është plot me mundësi.”

 

Burimi: Huffpost Parents

Përkthyer për: Madame Mapo, S.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤