Kim Kardashian tregon anën e saj humane…me një ish të burgosur

Kim Kardashian tërheq gjithnjë vëmendjen mediatike me paraqitjen e saj ekstravagante, mirëpo kësaj radhe duket se ka vendosur të tregojë një tjetër anë të sajën. Kim Kardashian ka vendosur t’i paguajë qeranë e shtëpisë për pesë vite një ish të burgosuri, Matthew Charles.

Ky i fundit, i cili ka përfituar lirinë për sjellje të mirë, e kishte të pamundur të gjente një shtëpi dhe të siguronte punë. Mirëpo, Kim ka zgjedhur ta ndihmojë atë, duke treguar kështu se pavarësisht gjithçkaje është një person i ndjeshëm dhe humanist.

Vitin e kaluar historia e Matthew Charles pushtoi mediat e huaja. Ai u lirua në vitin 2016, pasi kishte kryer 21 vite burg nga 35 që i ishin përcaktuar si dënim nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Por për shkak se ai ishte epiketuar si një shkelës ligji, u vendos që të rikthehej sërish në burg.

Kim e trajtoi gjerësisht si rast nëpër rrjete sociale dhe madje ia prezantoi edhe presidentit amerikan Donald Trump, përgjatë një takimi që pati me të. Fill pas bashkëbisedimit, Matthew Charles rifitoi lirinë e tij.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤