Kjo histori do ju befasojë: Për këtë aktor po flet gjithë Amerika

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë emrin e Jussie Smollett. Nëse nuk jeni shumë i fiksuar pas muzikës dhe serialeve, atëherë mësojeni se Jussie Smollett është emri më i kërkuar dhe më i komentuar në SHBA gjatë këtyre ditëve. Smollett, 36 vjeç, është aktor, regjisor, këngëtar dhe fotograf, i famshëm sidomos për serialin Empire.

Por teksa ishte raportuar se karriera e tij ishte në telashe, një lajm ‘pushton’ me shpejtësi median. Thuhet se aktori është dhunuar në rrugët e Çikagos nga dy persona në një krim urrejtje. Thuhet po ashtu se personat në fjalë kishin lëshuar në drejtim të tij fyerje raciste dhe homofobike, për shkak se aktori është homoseksual i deklaruar.

“Ky është një vend i MAGA-s,” raportohet t’i kenë thënë ata, duke iu referuar sloganit të presidentit amerikan, Donald Trump “Make America Great Again” (Ta bëjmë sërish Amerikën të madhe).

Aktori tha se luftoi kundër tyre dhe përfundoi në spital, pa ndonjë plagë të rëndë. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, aktori kishte një litar të bardhë në qafë, që thuhet se ia kishin vënë agresorët.

Ajo që pasoi ishte një vërshim reagimesh, sidomos nga demokratët, në mbështetje të aktorit. Ky i fundit dha një koncert në Kaliforni dhe në një fjalim emocional deklaroi se nuk ka ndërmend t’i lërë agresorët që të fitojnë. Një kongresiste ishte e pranishme në koncert.

Por shumë shpejt, policia e Çikagos nisi të kishte dyshimet e saj për sulmin. Fqinjët thanë se nuk e besojnë historinë e tij, kurse policia tha se në deklaratën fillestare, aktori nuk kishte përmendur komentet politike.

Ngjarja nisi të zbardhej dhe më në fund është mësuar se gjithçka ishte e stisur. Aktori kishte paguar dy vëllezër nigerianë 3500 dollarë për të improvizuar sulmin ndaj tij.

Policia thotë tashmë do të marrë në pyetje aktorin. Ky i fundit insiston se ndjehet i viktimizuar. Shumica e amerikanëve thonë se ndjehen të zemëruar, por edhe të habitur nga kjo situatë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤