Kujdes! Shofere e re!

IMG_3860

Arnita Beqiraj rrëfen eksperiencën e re në timon dhe vështirësitë që has gjatë rrugës. Kujdes! Shofere e re, por jo e papërgjegjshme

Ku vjen puna te aftësitë në timon, kurrë nuk të bie rasti që personi që po i nget makinës me të cilën të ka rënë rasti të bësh një copë udhë, të mos jetë shoferi apo shoferja më e mirë, se fajin për parakalimet e këqija, pakujdesitë në kthesa, parkimin keq, frenimin në semafor e ka patjetër “ai tjetri” përballë. Dhe nëse dëgjon ndonjë fjali të tipit “E konsideroj veten shofere për t’u pasur frikë” , siç bën Arnita Beqiraj, nuk mund të mos shtangesh nga habia e t’i kërkosh të ta shpjegojë më mirë këtë punë.
Për ta marrë patentën i janë dashur plot tre vjet, zbulon ajo duke qeshur. U nis me dëshirë të mirë në ditëlindjen e saj, kur mamaja si dhuratë i tha se do t’i bënte kursin e drejtuesit ë makinës. “Patenta ishte dhurata e mamasë sime për ditëlindje dhe gjithashtu një dëshirë e imja. Mirëpo puna bënte te veten dhe kurrë nuk arrija të isha e rregullt në mësim. Madje edhe provimet, përkatësisht teorinë dhe praktikën –për të cilat kam ngelur sinqerisht e surprizuar kur i kam marrë –i kam dhënë në deadline-t e fundit. Dhe si përfundim “kartonin” e mora vetëm para 1 muaj e gjysmë”, thotë ajo, duke u quajtur kështu shofere e re.

IMG_3850

Nga ato që duhet të kesh kujdes, kur ngasin rrugës dhe madje e shkruajnë në xhamin e pasmë të makinës paralajmërimin. Por Arnita ende nuk e ka një makinë të sajën për ta vendosur mbishkrimin “ Kujdes! Shofere e re”.
“Akoma nuk e kam blerë një makinë të parë. Jam ende në mëshirën e të afërmve të mi, derisa të ndihem gati për të udhëtuar vetëm”.
Deri më tani, saherë ka pasur mundësi të ngasë nuk i është dukur edhe aq e vështirë. “Ende nuk jam vendosur në situata të vështira, duke qenë se kam ende gjithmonë dikë pranë për të më shpëtuar” – thotë duke qeshur.
Ama, me gjithë mungesën e përvojës në timon, nuk e pranon thënien se femrat janë të rrezikshme kur ngasin. Ajo ka një tezë të sajën. “Vetë fjala makinë është në gjininë femërore , kështu që askush nuk e kupton një femër më mirë se një femër tjetër”.
Situata të sikletshme ka pasur dhe Arnita që tregohet e sinqertë qysh në krye të bisedës, vijon me po të njëjtën çiltërsi të rrëfejë.
“Ka qenë një moment duke u kthyer nga një udhëtim relativisht i gjatë me makinë , kur në autostrade shpejtësia e lejuar ishte 120km/h dhe unë po ecja me 50-60 km/h dhe vetëm pak minuta më vonë, kur shpejtësia e lejuar ishte 70 km/h unë isha duke ecur me 130km/h”.
Ndoshta ka qenë ndonjë nga ato rastet që e nervozojnë, si përshembull ku personi në krah kujdeset që ajo të mos bëjë gabime dhe mendon se do ia arrijë qëllimit nëse i bërtet apo i prek timonin. “ Kjo më nervozon jashtë mase”.
Me të ndezur makinën, pozicionohet saktë ( i ka ende të freskëta leksionet nga kursi i drejtimit të makinës) dhe ndërsa nget është gjithnjë e shqetësuar nëse po ecën mirë apo jo. Shqetësim që rrihet në udhëtimet e gjata. “Udhëtimet e gjata edhe më pëlqejnë, edhe jo. Pasi në to, përqendrimi im shumëfishohet, edhe frika gjithashtu”.
Ato që e qetësojnë disi janë makinat e tipit fuoristradë, që i japin siguri dhe muzika në sfond, që me relaksin e fituar e bën të harrojë se po e dëgjon në radio dhe jo nga playlist-a e saj e preferuar.
Ndërsa buzëqeshjen e shpenguar që e bën të fitojë autoritet ndërsa nget ia falin miqtë e afërt, me të cilët preferon të udhëtojë, veccanërisht ai që Arnita e quan “mon petite ami” instruktori i saj i përhershëm…derisa të mos quhet më shofere e re.

Patenta 15.01.2015
Makina: Ende nuk disponon një të tillë

Konfrontime në trafik
Është jashtë natyrës sime të konfrontohem me njerëz.

Me policët rrugorë si i ke punët? 
Deri tani s’më kanë ndaluar asnjëherë.

Shpejtësi apo “ngadalë dhe e sigurt”?
Në varësi të situatave, megjithatë e pëlqej “ritmin”. 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤