Kur qeshin balonat

View Gallery
8 Photos
Kur qeshin balonat
6b1a8198

Kur qeshin balonat
6b1a8160

Kur qeshin balonat
6b1a8059

Kur qeshin balonat
6b1a7984

Kur qeshin balonat
6b1a7748

Kur qeshin balonat
6b1a7934

Kur qeshin balonat
6b1a7957

Kur qeshin balonat
6b1a7969

 

A do e besonit se një kuzhinier me  12 vjet përvojë, një ditë do ta linte tempullin e tij të shijeve për t’u bërë pilot i një balone? Uran Qylafku, një djalë i pasionuar pas aventurave ka sjellë për herë të parë qiejt e Shqipërisë balonën me ajër

 

Nga Anita Hasanaj

 

Kurioziteti apo dëshira për të  fluturuar lindi bashkë  me njeriun, ndoshta qysh kur  njeriu pa një zog të fluturonte…Tejkalimi i kufijve që natyra  ka vendosur, ka qenë  historikisht një nga sfidat që e  ka çuar njerëzimin gjithmonë e me përpara. Përpjekjet për të  ndërtuar medoemos një mjet fluturues kanë  gjurme shumë  të  hershme, që  nga mesjeta. Qysh  prej atëherë,  u desh kohë  shumë  e gjatë  dhe më  në  fund në  dhjetor të vitit 1903 u bë  i mundur  fluturimi i parë  me pilot dhe motor të  vërtetë. Ndërsa në  ditët e sotme mjetet fluturuese,  të  cilat  prodhohen dhe përdoren në mbarë botën, e tejkalojnë dukshëm qëllimin e tyre fillestar. Aeroplanët modernë  jo vetëm janë të  afte të  veprojnë në  kushte,  të  cilat janë të  pamundura për zogjtë, por janë bërë  gjithashtu pjese e domosdoshme e jetës sonë dhe pa ndihmën e tyre ritmi nuk do të  ishte kurrsesi ky që  është sot.

Pavarësisht se tash  njeriu mund të  fluturoje dhe nëpërmjet ajrit të  kapërcejë shtete e kontinente, ka akoma më shumë…

Mjetet kanë  arritur të  jenë  aq të  sofistikuar dhe imagjinata na ka çuar aq larg, deri në ne planetë të tjerë.

Por  pavarësisht se sa shumë  shkenca dhe teknologjia ka arritur të  evoluojë, njeriu gjithmonë ndjen nostalgji për krijimet e para dhe për gjerat më  të  thjeshta, që  ende mund ta mbajnë në  kontakt me natyrën. E tillë  është balona, një ndër tentativat e para që kinezet krijuan për fluturimin. Sot  ka shumë  lloje mjetesh, por asnjë prej tyre nuk mund të të japë ndjesinë që  balona të  jep teksa ngrihesh në ajër. Ngjeshmëria  e atij topi  gjigand  mbushur me ajër të ngrohtë  që  shkëputet pingul prej tokës  me   shportën e madhe nën të, mbushur me njerëz që ngrihen në fluturim.

Teksa i afrohesh reve poshtë gjithçka kthehet në miniaturë…je pranë zogjve dhe magjisë së të qëndruarit pezull në ajër. E kush nuk  e ka ëndërruar një udhëtim të tillë kur e ka parë në dhjetëra skena filmash?!

E para balonë që fluturon në  qiejt e Shqipërisë është pagëzuar si “Smiley Balloon”, të cilën e ka sjellë Uran Qylafku, një djalë i pasionuar pas aventurave.

Për një udhëtim të gjatë me balonë, ai hoqi dorë edhe nga Italia- shtet ku ka jetuar prej fëmijërisë e ku është formuar.

A do e besonit se një kuzhinier me  12 vjet përvojë, një ditë do ta linte tempullin e tij të shijeve për t’u bërë pilot i një balone? Urani e bëri.

As ai vetë, në fakt, nuk e pat menduar kurrë më parë se  një ditë do të linte pas familjen, miqtë, Milanon dhe do të blinte një balonë.

Bashkë me një mikun e tij udhëtoi nga Italia drejt Gjermanisë ku bleu balonën. “Rruga nuk qe e lehtë  për ta kaluar, pasi në  dogana hasa  një sërë problemesh rreth  dokumenteve  që kërkoheshin  për një mjet transporti të  tillë. Në fillim as që ia kisha idenë se ç’do të bëja”, kujton Urani.

Por kur dëshira është vërtet e madhe  pengesat  kapërcehen.

Së bashku  me balonën u nis drejt Shqipërisë. Përveç trajnimit që duhej të merrte për t’u bërë pilot, duhej edhe  një ekspert për mirëmbajtjen dhe kontrollin, në mënyrë  që fluturimet të  jenë gjithmonë shumë  të sigurta.

Pasi i siguroi këto të dyja, i duhej të merrte leje pranë aviacionit civil mbi vendet strategjike ku balona mund të ngrihej për fluturim.

Një tjetër sfidë për t’u kaluar, e kujton ai.  Ishte hera e parë që një mjet i tillë fluturimi hynte në Shqipëri dhe kjo çonte në një përpilim specifik dokumentesh.

Destinacionet për t’i ngritur në fluturim nuk janë thjesht ato të volitshmet gjeografikisht dhe klimaterisht, por që ofrojnë edhe peizazhe që të lënë pa frymë, siç është Kepi i Rodonit, një prej të parave pikënisje për Uranin.

Ata që e kanë provuar udhëtimin në shportën e balonës së buzëqeshur, thonë se është ndër përvojat më të bukura të jetës, ku do të doje që ajo gjendje të zgjaste përgjithmonë…

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤