Kush nget? Anjeza

IMG_8927

Edhe kur në shoqëri kanë djem. Çfarë do makine të kenë me vete. Shofere është gjithmonë ajo. Sepse i bën të tjerët të ndihen të sigurt, ashtu si është edhe vetë

Makina e saj e parë, Benz blu e errët, ka ardhur bashkë me diplomën e shkollës së mesme, në vitin 2001, fiks atëherë kur ishte në modë të bëje xhiro me makinë në Bllok dhe Bulevard. Dhe një miss si Anjeza Maja nuk mund të mos e ndiqte modën, gjë të cilën e kujton duke qeshur tani.  “Në fillimet e mia si shofere, bëja xhiro gjatë gjithë pasdites me prindërit në bulevard dhe bllok…” Por nuk mbetën në fillim të shekullit dhe karrierës si shofere, episodet për të qeshur. Edhe tani i ndodh të përfshihet në ndonjë të tillë. “Më qesharakja ka ndodhur kohët e fundit kur me miket e mia në makinë të vogël cabriolet, 5 vajza, më shumë se numri i lejuar në këtë tip makine, vinim përqark Tiranës në mes të nates duke kënduar e ngacmuar kalimtarët, madje kishim edhe nga një kordele si play boy dhe ishim të veshura me të bardha pasi sapo kishim dalë nga një festë beqarie.” Nuk thonë kot, një martohet, 100 tërbohen! Megjithatë tërbimi nuk përfshin ngarjen e pakujdesshme. Për Anjezën kanë kaluar ato kohëra. Dikur bënte gara me miqtë e saj kur ktheheshin nga fundjavat në bregdet. “I kam dhënë shumë shpejt deri para katër vjetësh, doja të arrija gjithmonë e para në Tiranë. Tani nuk shpejtoj aspak, madje jam më e kujdesshme.” S’ka të bëjë fare pra me ndonjë pasiguri në timon. Përkundrazi Anjeza në timon e ka gjithmonë situatën nën kontroll. Kontrollon dyert, një zakon I përhershëm, vë muzikën e saj të preferuar, një nga shumë disqet e përgatitura që më parë me hite apo këngë të reja, ose sintetizon një nga radiot shqiptare apo italiane dhe makina e saj Chevrolet Kalos, me një hajmali syri blu, gjendet në rrugë. Mund të jenë të gjata apo nga ato nëpër qytet, ku i njeh të gjithë policët e trafikut me të cilët përshëndetet. Po nuk është e fiksuar pas makinës së saj në kuptimin që nget vetëm atë dhe pikë. Një makinë e panjohur nuk ia bezdis senset e shoferes dhe shpesh kur janë një grup njerëzish në këmbë dhe vetëm një katërrotëshe, timonin e merr ajo. I bie pra të ndërrojë shpesh makinë, por jo makinat e saj. Dhe pse po ta ndërronte një ditë, e ka idenë shumë mirë si do e zgjidhte. “Më pëlqejnë makinat e mëdha, më japin siguri më shumë dhe për faktin që nuk e kam një të tillë”, tregon duke qeshur. Është rritur Anjeza si shofere, nga ëndrrat e natës kur mësonte makinën “duke ngarë timonin, dhe duke kombinuar, gazin, frenat e freksionin”, tashmë bën ndonjë ëndërrim syhapur për kubikët dhe përmasat e makinës. E sigurt ama që në çfarëdo makine, ajo do ia dilte për bukuri!IMG_8929aaaaaaaIMG_8937IMG_8999

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤