Kushti që i kishte vënë ish zonja e parë Obamas për t’u lidhur…

WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 21: U.S. President Barack Obama and first lady Michelle Obama arrive on stage for the Congressional Black Caucus Foundation Annual Phoenix Awards dinner, September 21, 2013 in Washington, DC. The CBC's annual conference brings together activists, politicians and business leaders to discuss public policy impacting Black communities in America and abroad. (Photo by Mike Theiler-Pool/Getty Images)

Ish zonja e parë Michelle Obama ka qenë në qendër të vëmendjes për 8 vjet. Në SHBA ajo është e famshme për ushqimin në mënyrë të shëndetshme, përkrahjen e kopshtarisë organike dhe të folurit në emër të familjeve punëtore dhe ushtarake. Por ka shumë më tepër për të zbuluar për gruan në krah të ish presidentit Obama.

Ajo stërvitet 90 minuta, 3 herë në javë

Ish zonja e parë, jo vetëm ha në mënyrë të shëndetshme, por sipas shoqeve të saj , ajo bën ushtrime si një “gladiatore”, duke u zgjuar që në 4:30 në mëngjes për të vrapuar , për të ngritur pesha dhe aktivitete të tjera.

Ajo la karrierën në një korporatë ligjesh për të punuar në shërbime publike

Michelle Obama shkëlqeu në shkolle e më pas nisi punë në firmën ligjore të gjashtë më të madhe në SHBA. Por në vitin 1993, ajo e la punën për të vazhduar me shërbmet publike. Ajo tha se për të është më e rëndësishme të shohë si të rinjtë jo vetëm të kenë fuqinë të përmirësojnë jetën e tyre, por edhe atë atyre që i rrethon.

Pavarësisht përkrahjes për ushqimin e shëndetshëm, asaj i pëlqejnë patatet e skuqura

“Sa herë që unë dhe Michelle udhëtojmë dhe kemi patur një ditë të lodhshme, ne ndalojmë për disa patate të skuqura dhe ndonjëherë i shoqërojmë me hamburger me djathë”, thotë një shoqja e saj.

Ajo gjithmone gjen kohë për “natën e vajzave”

Ajo gjen kohë edhe për shoqet e saj dhe jo rralle herë është parë të kalojë kohë me to në restorante. Michelle thotë se për të është e rëndësishme të kalojë kohë me shoqet e saj dhe të gjitha femrat duhet të rrinë pranë njëra-tjetrës

Ajo nuk do te dilte në takim me Barack Obamën nëse ai nuk luante një ndeshje basketbolli kundër vëllait të saj

Kur Michelle takoi presidentin e ardhshëm në vitin 1988, ai ishte një praktikant në firmën e saj ligjore dhe ajo ishte konsulentja e tij. Kur ai i kërkoi për të dalë në një takim, ajo fillimisht i tha “jo” , sepse mendoi se nuk ishte e përshtatshme të kishin raporte jashtë pune.

Në momentin që ai vazhdoi të këmbëngulte, ajo pyeti vëllain e saj, Craig Robinson, të luante një lojë basketbolli me të si fillim. Robinson tha se qëllimi nuk ishte për të parë nëse ishte një lojtar i mirë apo jo, por sepse Michelle ishte rritur duke dëgjuar babin të thoshte se mund të dallosh shumë cilësi të një djali në fushën e basketbollit.

Ai nuk gjeti të meta në personalitete tij pas testit të basketbollit dhe Barack me Michelle nisën të dilnin në takim dhe u martuan në vitin 1992.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤