Kylie Jenner: “Nuk kam bërë ndërhyrje…”

kylie-jenner

Anëtarja më e re e Kardashian, Kylie Jenner të premten ka vënë një rekord sa i përket ndjekësve.

Kështu ajo më pas ka treguar shumë të vërteta rreth saj në një cikël interviste pyetje-përgjigje.

Ajo është përballur me pyetje të ndryshme që kryesisht kishin të bënin me trupin e saj – konkretisht ndërhyrjet e mundshme kirurgjike.
Fillimisht ishte hunda për të cilën ajo u pyet.

“Nuk kam bërë ndërhyrje në hundë. Përherë e kam pasur hundën e bukur dhe përherë më ka pëlqyer”, ka qenë përgjigja e saj.

Më pas, ishin faqet dhe nofulla, por edhe këtu Jenner mohoi të ketë bërë ndërhyrje.

“Njerëzit filluan të flasin për këtë kur unë isha vetëm 16 vjeç. Jo. Çdoherë i kam pëlqyer faqet dhe nofullën time.”

“Nuk kam pasur asnjë nevojë të ndërhyj në këtë pjesë”, ka deklaruar Jenner.

Kur i erdhi radha gjoksit, ajo tha se nuk është se i ka shumë të mëdhenj.

“Kam gjoks shumë të mirë, natyral dhe në një madhësi të përshtatshme. Nuk jam kundër ndërhyrjeve, por tani për tani ju them jo.”

Dhe në fund, Jenner nuk ka hezituar të tregojë edhe peshën e saj. Ajo ka thënë se aktualisht peshon 57 kilogramë, tre herë më shumë se kur ishte 16 vjeç.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤