‘Letra që më prishi gjakun’: Nevila Nika, rrëfen vitet e studimeve….

View Gallery
4 Photos
‘Letra që më prishi gjakun’: Nevila Nika, rrëfen vitet e studimeve….
Nevila Nika

‘Letra që më prishi gjakun’: Nevila Nika, rrëfen vitet e studimeve….
Nevila-Nika

‘Letra që më prishi gjakun’: Nevila Nika, rrëfen vitet e studimeve….
Nevila-Nika

‘Letra që më prishi gjakun’: Nevila Nika, rrëfen vitet e studimeve….
Nevila Nika

Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës Nevila Nika rrëfen studimet e saj në të kaluarën, si janë mundësitë për të rinjtë e UET-it në të tashmen dhe kush do ta ndryshojë të ardhmen.

Universiteti Europian i Tiranës ka organizuar ditën e djeshme takimin e parë për vitin akademik 2018-2019 me rrjetin e ekselencës. Prof. dr. Nevila Nika, rektorja e Universiteti Europian të Tiranës ka ndarë me studentët ekselentë disa momente nga vitet e studimeve të saj. Nika tregoi se të rinjtë sot mund të informohen më shpejt se në të kaluarën duke e krahasuar me vitet e shkuara të saj, avancimi i teknologjisë bën të mundur marrjen e informacionit shumë më shpejt. Ajo shprehu mirënjohje dhe kënaqësinë e saj që Universiteti Europian i Tiranës ka shumë ekselentë dhe shpresa e vendit, e ardhmja janë ata.

“Të shikosh shumë studentë ekselentë më bën të ndihem mirë. Ju uroj mirëseardhjen të gjithë studentëve që sapo kanë filluar studimet. Unë jam, nga të parat, bashkë me profesor Feritin kemi qenë të parët që mbështetëm idenë e katër djemve që nuk i njihja shumë mirë, Henri Çili, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja dhe Adri Nurellari. E mbështetëm idenë për të krijuar këtë universitet. Dhe ne menduam që është shumë guxim, por pas 12 vitesh edhe unë u bëra pjesë e mësimdhënies në këtë universitet. Kam nderin që prej 3 muajsh jam dhe Rektore e Universitetit Europian të Tiranës. Një universitet modern si të gjitha të tjerat në botë, është jashtëzakonisht befasuese për mua pasi e kam ndjekur dhe universitetin shtetëror dhe kanë një diferencë të madhe. Të jesh student ekselent, në kohën kur ishim ne nuk kishte ndihma, bursa për ekselentët. Neve na e caktonin se çfarë të studionim, edhe kur ta caktojnë duhet t’i shikojmë anën e mirë. Sot keni privilegjin të studioni çfarë dëshironi. Keni mundësinë të merrni informacion pafund, ne nuk e kishim në të kaluarën.

Ju a kujtoj këtë gjë për të gëzuar atë që ju keni. Të themi të vërtetën në fillim të viteve ’90 që i kishim kryer studimet, dikush tha diçka, ‘oh ku na ka gjetur kjo kohë që jemi të martuar’, dikush tjetër tha ‘ku na gjeti kjo kohë që jemi pleq’, domethënë na ka kaluar koha dhe nuk bëjmë dot atë që kemi dëshiruar. Nuk e kishim fatin të kishim libra në dorë përveç librave që na ofronte shkolla, nuk kishim mundësinë e shtypit për ta parë. Edhe ne merrnim 10-ta, kam marrë njëherë një 10-të pasi kisha mësuar përmendësh një përkthim nga rusishtja. Nuk e donim atë gjuhë, e mësonim me zor, ishte fakultative të mësoje anglisht, ndërsa gjuhët e tjera ishin të ndaluara. Kishim shtrëngesë në dije, u bëmë si një pemë që nuk i hedh ujë dhe pleh.

Pata fatin që studiova atë që dëshiroja. Kërkoni dijen dhe degën që keni zgjedhur, ekselencën tuaj në nota do ta përcillni kur të dilni në jetë. Dalja në tregun e punës është pak e vështirë, por vazhdojini studimet se është e vetmja gjë që ju çon përpara. Keni mundësinë e dijes, informacionit në të qindtën e sekondës. Ime bijë më thotë se përdor celular të ri dhe jo të vjetër. Ju e keni mundësinë të keni gjithnjë e më shumë dije. Edhe Universiteti Europian i Tiranës ka bërë të pamundurën duke financuar për studentët e ekselencës. Edhe mund të mos e bënte. Lëvizja është jetë, më parë s’kemi mundur. Çdo lëvizje bëhet për të mësuar diçka. Shoqet e mia që vinin nga Gjirokastra në fakultet i duheshin 2 ditë rrugë. Sot i keni brenda ditës, keni dhe telefona, por para vitit ’90 kishte rreth 500 telefona, ishte luks. Studimi, libri është jetë, realisht jetë. Vij nga një përvojë e gjatë nga një institucion që më ka bërë të ndihem gjithmonë si jeni juve.

Kam gjykuar që shkollën se kam mbaruar ende. Ku do thoni? Në arkivë. Kush punon në arkivë dhe bibliotekë mbetet gjithnjë i vogël. Sepse thua unë këtë se paskam ditur, jo vetëm në dije por dhe në dashurinë për punën. Kush ngrihet me dembeli në mëngjes dhe thotë kush e shpiku punën, nuk do ecni përpara. I kam dashur të rinjtë gjithmonë edhe pse nuk kam shumë kontakte përveç atyre që ju jap leksione, gjykoj që të rinjtë me eprorët që do të kenë, mos të dekurajohen, mos thoni jo, por thuaj që do ta bëj. Është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Mos e ndani kurrë librin, të renë, sepse është zhvillimi për të ardhmen. E reja është e përditshme. Të qenurit student ekselence është meritë e juaja dhe familjeve tuaja. Ju nderoni familjen por dhe çdo gjë që bëni nderoni veten tuaj. Nga një përvojë personale, kur më thonin që u bë një punë mirë, në radhë të parë kam nderuar veten dhe më pas familjen. Në një shoqëri që ju mbështet ju, e kam fjalën për Universitetin Europian të Tiranës që mbështet studentët, ka gjithmonë një të ardhme dhe e ardhmja e këtij vendi jeni juve që duhet ta çoni përpara sepse ne bëmë aq sa mundëm. Kjo vjen falë inteligjencës dhe vullnetit që ju keni”.

Të gjithë kemi shpresa dhe shpeshherë themi që ajo vdes e fundit. Nevila Nika shprehet se nuk duhet ta lëmë shpresën që të shkojë deri aty sa të jetë duke vdekur. Duhet të jemi kreativë dhe pozitivë në lidhje me realitetin duke i marrë anën më të mirë. Sipas saj studimet dhe jeta studentore nuk duhet të harrohet kurrë, por duhet shfrytëzuar më së miri për të përfituar dije dhe eksperienca.

“Keni integritetin tuaj dhe natyrisht në këtë institucion e shikoj që studentët që janë këtu janë shpresa dhe ardhmja. Gjithmonë thonë që shpresa vdes e fundit por nuk duhet ta lëmë që të shkojë deri aty sa të jetë duke vdekur. Kur shikoj sytë tuaj se si më ndiqni mua, japin shumë shpresë. Ju uroj suksese të gjithëve dhe mos e harroni kurrë këtë ndërtesë. Nuk harrohen qyteti i lindjes dhe qyteti ku ke studiuar. I gjithë stafi pedagogjik janë si prindërit tuaj. Mundohemi të jemi sa më afër me ju dhe t’iu përshtatemi. Them që kjo shtëpi është shtëpia juaj e dytë, konsiderojeni si shtëpinë e dytë. Unë nuk jam shumë e dashuruar me rrjetet sociale, ju i keni mundësitë t’i shikoni të gjitha. Jam tek ajo pjesë që vij nga një botë e vjetër e arkivistit.

Kohët e fundit dëgjuat shumë për Mid’hat Frashërin, por unë që kam lexuar letërkëmbimin e tij e kam përfytyruar krejt tjetër nga ato që dëgjoj se fliten, dhe rrjetet sociale më duken si një profesion i vjetër, sepse ne e lexonim dhe nuk e komentonim dot atë që lexonim. Dua të ndaj pak me ju një histori pak për të qeshur. Kur ishim në fakultet kam qenë në vitin e fundit, erdhi një zarf në shtëpi nga fakulteti që i drejtohej babait tim. U tmerrova. Çfarë kam bërë në shkollë, çfarë kam thënë, e çoja në xham dhe përpiqesha ta lexoja por se lexoja dot çfarë ishte shkruar brenda. Doja ta hapja por më në fund ia dhashë babait tim. Dhe ishte një falënderim që unë isha shumë e mirë në shkollë. M’u prish gjaku dhe e mallkova dekanatin e shkollës atëherë. Ne nuk do ju çojmë fleta lavdërimi juve sepse jeni vetë fleta lavdërimi”, -shprehet Nika.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤