Luftë me jastëkët, të heqësh stresin me anë të puplave

lufte-me-jastek

Dhjetëra vetë në Hong Kong e gjetën mënyrën për ta shfryrë sa më butë stresin, luftë me jastëkë. Ku ka më mirë se kaq? Një betejë e cila të çliron, por nuk të bën dëm.

“Është një mundësi e mirë për të nxjerrë paksa nga dufi që mban përbrenda, ndaj dhe organizuam këtë luftë të çmendur puplash këtu në Hong Kong. Thjesht godet tjetrin me objekte të buta dhe të ndihmon të çlirohesh, e njëkohësisht edhe të kënaqesh shumë”, tha Tom Grundy, organizator.

“Epo është diçka që nuk e bën dot në 364 ditët e tjera të vitit, apo jo. Është një ditë ndryshe dhe erdhëm thjesht për t’u kënaqur e qetësuar”, tha Benjamin Tan, pjesëmarrës.

“Është argëtim i madh. Këtu ka njerëz që vijnë nga shtresa të ndryshme, e që nuk njihen me njëri-tjetrin, por thjesht luftojnë me jastëkë. Kjo krijon edhe një lloj afrimiteti, është shumë qejf”, tha Mandy Shen, pjesëmarrëse.

Beteja ishte pjesë e ditës ndërkombëtare të luftës me jastëkë, që kremtohet për të shtatin vit radhazi. Disa prej pjesëmarrësve zgjedhin të mbajnë kostume nga personazhet e filmave vizatimore, të tjerë vishen me pizhama.

Shfaqja u organizua në disa qytete të ndryshme të botës, nga pjesëtarët e lëvizjes së hapësirave të sigurta urbane për lojën e të miturve.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤