“Më digjni trupin, trashëgimia për macen”, porositë e fundit të Karl Lagerfeld

View Gallery
2 Photos
“Më digjni trupin, trashëgimia për macen”, porositë e fundit të Karl Lagerfeld
karl-lagerfeld

“Më digjni trupin, trashëgimia për macen”, porositë e fundit të Karl Lagerfeld
karl-lagerfeld-1024x683

Ikona e modës, Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare. Lagerfeld, i cili ishte drejtuesi i shtëpisë së modës “Channel”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Paris, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit në pankreas.

Sipas mediave të huaja, ikona e modës mendohet se ka qenë përgjatë dy javëve në një gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet pranë tij janë shprehur se Lagerfeld i është drejtuar spitalit ditën e hënë.

“Ai e ka luftuar në mënyrë shumë të guximshme. Karl ishte tepër krenar për mënyrën e shëndetshme të të jetuarit dhe kanceri në pankreas i shkaktoi fillimisht një shok të madh”, ka thënë një burim pranë stilistit për “Mirror”.

Karl Lagerfeld humbi në janar dy sfilata “haute couture” të Chanel-it në Paris, por shtëpia e modës asokohe u prononcua se stilisti ndihej thjesht i lodhur.

Por kush ishte Karl Lagerfeld?

Lagerfeld lindi në Hamburg të Gjermanisë dhe ishte biri i biznesmenit Otto Lagerfeld dhe Elizabeth Bahlmann. Babai i tij kishte një kompani që prodhonte dhe importonte qumësht, ndërsa gjyshi i tij Karl Bahlmann ishte politikan vendas për Partinë Qendrore Katolike. Familja e tij i përkiste Kishës Katolike të Vjetër. Kur u takua me të atin, nëna e Lagerfeld ishte një shitëse nga Berlini. Prindërit e tij u martuan në vitin 1930.

Lagerfeld e ndryshoi mbiemrin e tij të parë nga Lagerfeldt, sepse ai besonte se ajo dukej “më komerciale”. Ai emigroi në Paris teksa ishte një adoleshent i ri dhe u bë asistent i dizajnit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitet 1960.

Ai filloi karrierën e tij të gjatë me Chanel në 1983, një dekadë pas vdekjes së Coco Chanel. Një vit më pas, ai nisi etiketën e emrit të tij. Lagerfeld ishte i njohur për pamjen e tij të veçantë në vitet e tij të mëvonshme. Me kostume të errëta dhe syze të errëta, Lagerfeld do të shprehej për pamjen e tij: “Unë jam si një karikaturë e vetes, dhe më pëlqen kjo.”

******************************************

Ikona e modës, Karl Lagerfeld ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare, pas një beteje të vazhdueshme me kancerin. E teksa drejtuesi i shtëpisë së modës do t’i mungojë pasarelave botërore, tanimë shtrohet pyetja se kujt do t’i kalojë pasuria marramendëse e tij.

Në prill të 2018-ës, Lagerfeld u shpreh gjatë një interviste me “Numero” për pikëpamjet ndaj vdekjes, plakjes, e madje edhe për mënyrën sesi do ta dëshironte funeralin e tij.

Teksa përballej me kancerin në pankreas, Lagerfeld punonte njëherazi si drejtor kreativ te Chanel dhe Fendi. Kur u pyet nga revista “Numero” rreth mbingarkesës në punë, ai u përgjigj: “Unë jam një makinë”.

E megjithatë, pavarësisht optimizmit që e karakterizonte, Lagerfeld ndau me intervistuesin edhe planet për funeralin e tij.

“Nuk do të ketë varrim. Do të preferoja të digjesha. Unë e kam kërkuar diçka të tillë, në mënyrë që hiri im të shpërndahet me hirin e nënës sime….dhe ato të Choupette, nëse vdes para meje”, u shpreh ai.

Choupette, e cila ka një llogari personale në “Instagram”, është macja pa të cilën Lagerfeld shihej shumë rrallë. Kur u pyet nëse ajo do të ishte pjesë e pasurisë së tij, ai tha: “Përpos të tjerëve, po! Ka mjaftueshëm për çdokënd”

Mendohet se Lagerfeld ka lënë pas një pasuri rreth 200 milionë $.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤