“Me pagën më të ulët”, Olta Gixhari tregon për rolet e saj në teatër

E vënë përballë “Këndit të së vërtetës” në “E Diell”, Olta Gixhari i është përgjigjur me sinqeritet pyetjes së Manushit për pagën më të ulët që ajo ka marrë ndonjëherë në karrierë.

“Të gjithë periudhën që unë punoj në Teatrin Kombëtar janë pagesat më të ulëta që kam marrë për cilindo rol që unë kam bërë”- ka thënë ajo.

Gixhari shtoi gjithashtu se edhe pse roli me Timo Fllokon tek shfaqja “Pamje nga Ura” vite më parë, ka ndikuar jashtëzakonisht në famën që ka sot, ajo do më shumë regjisoren Vera Grabocka, bashkëshorten e aktorit Timo Flloko.

“Është e vështirë t`i rezistosh energjisë magjike të saj” ka shpjeguar Gixhari.

Në fund të intervistës, Olta tha se Shqipërisë i ka marrë maksimumin. Nisur nga kjo përgjigje, aktorja ndihet 100% gati, pse jo edhe për një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤