Melania Trump arrin marrëveshje me revistën sllovene

Zonja e parë e SHBA-së Melania Trump ka arritur marrëveshje me revistën sllovene, të cilën e kishte akuzuar për shkak të një shkrimi lidhur me të kaluarën e saj.

Marrëveshja u arrit pasi që revista kërkoi falje nga zonja e parë amerikane, konfirmoi avokati i saj nga Lubjana.

Natasha Pirc Musar, e cila në Slloveni përfaqëson të drejtën e interesit të Melania Trump, tha se SHBA dhe shtëpia “Delo” si publikues kanë arritur një zgjidhje të jashtë gjyqësore në lidhje me shkrimin e rrem të botuar në revistën “Suzi”, transmeton Hina.

Ndryshe, revista sllovene “Suzi” ka kërkuar falje nga zonja e parë amerikane Melania Trump, e lindur në Slloveni, për shkak të artikullit që ka treguar se bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-së Donald Trump, përveç marrjes me modelizëm, ka punuar edhe në shërbimin e “eskortës elitare”.

Revista kishte publikuar tekstin në gusht të vitit 2016 dhe redaksia njoftoi se artikulli është “kuptuar ashtu që Melania ishte përcjellëse e punës”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤