Melania Trump përdor sozi për takime zyrtare?

Shpeshherë mund ta kemi parë Melania Trump në takime zyrtare duke mbajtur syze. Nëse ne e kemi lexuar si një shenjë mosrespekti, duket se ka një tjetër arsye.

Teoricienët e konspiracionit kanë dalë në përfundimin se Zonja e Parë përdor sozinë e saj në disa takime ku për arsye të ndryshme nuk mund të shoqërojë bashkëshortin e saj, Donald Trump.

Kjo u vu re gjatë një konference për shtyp të kreut të Shtëpisë së Bardhë teksa po fliste për lehtësimin e stuhive në Puerto Riko dhe për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Melania, si gjithmonë qëndronte e heshtur krah tij, por njerëzit syshqiponjë vunë re që poshtë atyre syzeve nuk qëndronte e njëjta fytyrë. Sipas tyre, Melania duket se kishte një hundë tjetër, paksa më të madhe, buzët kishin formë tjetër dhe lëkura nuk ishte e njëjtë.

Gjithashtu sipas teoricienëve konspirativ, Trump e zbuloi në mënyrë të pavetëdijshme faktin se Melania nuk ishte aty. Gjatë konferencës, ai po bënte përpjekje për të mbuluar faktin se gruaja e tij është në të vërtetë diku tjetër duke thënë: “Gruaja ime, Melanie e cila ndodhet këtu…”

Kaq ka mjaftuar dhe interneti është pushtuar nga foto të “2 Melania-ve” duke bërë diferencën mes tyre.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤