Mënyra si reagoni ndaj ndarjes, zbulon shumë rreth personalitetit tuaj

Alone-Sad-Girls-HD-Wallpapers

Kjo nuk nënkupton për ish-partnerin, por për ju…

“Unë jam e aq e tronditur që u ndava me personin që e doja aq shumë” – nuk ka thënë askush, kurrë ndonjëherë. Kështuqë, është e kuptueshme se është e vështirë ta pranoni këtë kur një person nuk dëshiron të jetë më pjesë e jetës suaj. Por, studimi i ri ka gjetur se mënyra si e shpjegoni një ndarje ka një ndikim të drejtëpërdrejtë se sa lehtë mund ta tejkaloni këtë situatë.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën Personality and Social Psychology, përfshin një seri prej 5 studimeve, në të cilën studiuesit pyetën 891 persona rreth personalitetit të tyre, si dhe mënyrën se si ata trajtojnë refuzimin romantik (real dhe hipotetik). Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për të raportuar rreth ndryshimit të pikëpamjes së tyre pasi kishin përjetuar një ndarje.

“Studimi i ri ka gjetur se mënyra si e përshkruani një ndarje për veten, ka një ndikim të drejtëpërdrejtë se sa lehtë mund ta tejkaloni atë”.

Shkencëtarët zbuluan se ata që menduan se tiparet e personalitetit të njerëzve janë të rrezistueshëm si guri (dhe mendojnë se një tipar i personalitetit ka një rol në ndarjen e tyre), kishin më shumë gjasa që ta kalojnë më vështirë përfundimin e një lidhjeje. Ata gjithashtu ishin të prirur të ndjehen më të shqetësuar edhe nga ndarjet e mëparshme, deri në 5 vite pasi iu ka ndodhur kjo.

Edhe më keq: këto ndjenja refuzimi mund të shkaktojnë probleme edhe në marrëdhëniet e ardhshme, pasi studiuesit zbuluan se disa persona që ishin të refuzuar nga lidhja e tyre, kishin një lloj defekti apo të mete në personalitetin e tyre. Si rezultat, ata persona janë përherë të shqetësuar se kjo e metë mund të ndikonte edhe në lidhjet e tyre të ardhshme.

Në thelb, nëse ju jeni duke përjetuar ndonjë ndarje dhe jeni duke luftuar me këtë, është shumë e rëndësishme që t’ia kujtoni vetes se këto gjëra thjeshtë ndodhin në jetë. Vetëm për shkak se se nuk keni funksionuar si një çift, nuk do të thotë se keni diçka të gabuar rreth jush. Kjo thjeshtë nënkupton se ju nuk keni mund të përshtateni mirë, por dikush tjetër sigurisht që do të jetë i mirë për ju!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤