Mirush Kabashi rrëfen historinë prekëse me një djalë invalid: M’u duk vetja shumë i vogël

I ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24, aktori i njohur Mirush Kabashi vlerësoi iniciativën e emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kabashi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.

Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe po ecja prane hotel ‘Dajtit’.

Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: “o xhaxhi, o xhaxhi…”.

I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste.

Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film.

Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment.

Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤