Mrekullia në ‘Notre Dame’; shpëton nga flakët kurora e Krishtit

View Gallery
3 Photos
Mrekullia në ‘Notre Dame’; shpëton nga flakët kurora e Krishtit
Kurora 1

Mrekullia në ‘Notre Dame’; shpëton nga flakët kurora e Krishtit
Kurora 3

Mrekullia në ‘Notre Dame’; shpëton nga flakët kurora e Krishtit
Kurora 2

Katedralja ‘Notre Dame’ në Paris, që u përfshi ditën e djeshme nga një zjarr masiv, ka një vlerë mjaft shpirtërore për francezët dhe jo vetëm, për vet faktin e të qenurit një kryevepër historike gotike 850-vjeçare që ka mbartur ndër shekuj objekte me rëndësi të madhe fetare.

E teksa qindra zjarrfikës u ballafaquan përreth nëntë orë me zjarrin mbrëmjen e djeshme, për të ndalur shkatërrimin e plotë të monumentit, u garua edhe për të rimarrë thesaret brenda saj. Një prej tyre ishte kurora me gjemba prej floriri e Jezu Krishtit. Ka qenë vetë Papa Francesku ai që ka njoftuar të krishterët në mbarë botën se kurora e Zotit të tyre nuk është prekur nga flakët.

Flakët nuk mundën dot të shkatërronin as strukturën kryesore të godinës, e cila do t’i nënshtrohet rindërtimit. Presidenti francez, Emmanuel Macron u angazhua plotësisht për rindërtimin e godinës historike dhe atij iu bashkuan dhe dy miliarderët francezë, Francois-Henri Pinault dhe Bernard Arnauld. Këta të fundit kanë ofruar në total 300 milionë euro.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤