Naureda Llagami merr drejtimin e KLGJ

Naureda Llagami është zgjedhur kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësor. Naureda Llagami u zgjodh me 10 vota dhe vjen nga “Shoqëria Civile”. Ndërkohë nënkryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor është zgjedhur Maksim Coku me 7 vota.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat kryetarja e sapozgjedhur e KLGJ, Naureda Llagami u shpreh se sfida më e madhe e saj është të rikthejnë besimin e publikut tek drejtësia.

“Më gëzon konsensusi dhe besimi që do na shoqërojnë në këtë Këshill për të krijuar të gjitha sistemet e tjera të drejtesisë për të qëdruar larg politikës. Jam e lumtur që do të bëjë këtë rrugëtim së bashku. Sfida më e madhe është rikthimi i besimit të publikut tek drejtesia. Ky këshill duhet të hartoj dhe marre vendime në të mirë të drejtësisë”, u shpreh Llagami.

Me zgjedhjen e saj, tashmë përfundon puna me dy organet e rëndësishme të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Por opozita mbetet skeptike ndaj reformës në drejtësi. Nuk dihet qëndrimi që do mbajë ajo ndaj Llagamit, por gazeta RD e sulmonte para pak kohësh si njeri me lidhje me Erion Veliajn.

Ndërkohë PD e ka shprehur qëndrimin e saj kundër Genti Ibrahimit, që mori drejtimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Eksperti i qeverisë për reformën në drejtë​si dhe kunati i ish ministres Kodheli nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP. Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë,” thuhej në një deklaratë të PD.

“Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin,” vijonte deklarata.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤