Ndërhyrjet estetike në shqipëri – Pse mjekët paralajmërojnë kujdes

Dëshira për t’u dukur bukur nuk ka vetëm kosto monetare por ndonjëherë ajo mund të shndërrohet edhe në kërcënim për shëndetin nëse nuk tregohet kujdes.

Në Shqipëri, rastet e ndërhyrjeve estetike të cilat kryehen në qendra estetike dhe jo në klinika të mirëfillta po rritet nga dita në ditë

Kategoria që tërhiqet më shumë drejt këtyre ndërhyrjeve janë femrat, duke nisur që nga moshat e vogla si 25 vjeç e deri në moshat më të rritura.

Rimodelim apo zmadhim buzësh, zvogëlimi i hundës apo veshëve, largim rrudhash përmes metodave si “lifting” apo mbushje e zones së rrudhave etj janë shndërruar në një fenomen I shumë kërkuar nga të gjithë, veçanërisht femrat.

Dëshira për t’u dukur më të reja apo me tipare perfekte është shndërruar tashmë në një trend për femrat shqiptare.

Paralajmërimi i Dermatologëve
Shumë qendra estetike në Shqipëri, për t’ju përgjigjur kërkesën përherë e në rritje të femrave që kërkojnë ndërhyrje estetike, kanë zgjeruar shërbimin e tyre, duke ofruar pajisje që kryerjnë ndërhyrje jo profesionale të zmadhimit apo zvogëlimit të pjesëve të ndryshme të trupit.

Por dermatologët sqarojnë se këto pajisje por edhe metoda të të tjera të përdorura në qendrat estetike mund të shndërrohen në një burim të rrezikshëm për shëndetin pavarësisht se sa

Dermatologia e njohur, Erjona Shehu shpjegon se ndërhyrje të tilla kërkojnë me patjetër profesionistë të certifikuar dhe jo thjesht blerjen e një aparature, e cila mund të rrezikojë serizisht shëndetin.

“Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rekuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar”.

“Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh certifikim”, shtoi Shehu.

Si rrezikohet shëndeti
Rastet e infektuara me HIV/AIDS në SHBA kanë alarmuar dermatologët dhe sistemin shëndetësor atje.

Nëpërmjet injektimeve përhapen një sërë sëmundjesh infektive si hepatite, HIV/AIDS, por nga ana tjetër, kur procedurat estetike nuk kryhen nga profesionistë, individi mund të përballet me shtrembërime të parikuperueshme në fytyrë.

AgroWeb.org ju këshillon që tregoheni të kujdesshëm dhe të siguroheni mirë në rast se do t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje estetike.

/AgroWeb.org

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤