Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare ylli i grupit “The Prodigy”

Imazhi i grupit elektronik “The Prodigy”, Keith Flint është gjendur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në shtëpinë e tij. Sipas “Daily Mail”, policia ishte e pranishme në shtëpinë e këngëtarit në Dunmow të Essex-it rreth orës 8 të mëngjesit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 49-vjeçarit, por autoritetet kanë deklaruar se rasti në fjalë nuk po trajtohet si një vdekje e dyshimtë.

“The Prodigy” doli në fillimet e viteve ’90 nga skena nëntokësore për t’u bërë një nga grupet më të mëdha të Britanisë së Madhe.

Ata u pozicionuan në vitin 1996 në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’. Keith Flint u bë portret identifikues në skenën muzikore britanike me performancat e tij energjike të gjalla dhe flokët e tatuazhet dalluese.

Lindur në Redbridge, ai u shpërngul fëmijë në Braintree të Essex-it, për t’u takuar vite më vonë me bashkëthemeluesin e “The Prodigy”, Liam Howlett.

Flint ishte fillimisht një balerin për grupin. Si vokalist ai do të shfaqej pikërisht në hitin e grupit, ‘Firestarter’.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤