Ninfomane, Gratë e sëmura për seks

charlotte-gainsbourg-ninfomaniacaTë rrëfyera në kinema nga Lars von Trier dhe Enrico Iannaçone,
Gratë hiperseksuale vuajnë nga një patologji reale që kurohet si sëmundje kompulsive.

 

Tek Nymphomaniac, Charlotte Gainsbourg është Joe, një grua që për të kënaqur oreksin e saj seksual i humbet të gjitha.

Nëse fama vjen duke ngrënë oreksin seksual të një nimfomaneje të pangopur, mbulon çdo gjë tjetër. Rezultati: ndërkohë që jeta transformohet në një koleksion marrëdhëniesh seksuale, zemra mbetet gjithmonë e vetmuar. Kështu, në sintezë me gjendjen e grave që kanë kohë që rovojnë shpërblimin (që nëse nuk është kalimatr është plotëisht nacistik) janë të tejmbushura me impulse të pakontrollueshme dhe të pafrenueshme. 

Nifomane në kinematografi dhe në jetën reale Lucrezia Sembiante, e di më së miri, si një protagoniste e “La Buona uscita” e Enrico Iannaccone-s që tregon për parabolën e një “femre të klasit të parë”, e cila në prag të plakjes, mbasi ka kaluar në shtratin e saj me qindra meshkuj kërkon të rifreskojë instinktet e saj duke u martuar me një djalë shumë më të ri në moshë.

E ka shpjeguar mirë edhe Lars von Trier tek Nymphomaniac, parabolën e jetës së Joe –s (Charlotte Gainsbourg) , e cila për të kënaqur oreksin e saj seksual i humbet të gjitha. Ema gjithashtu e di mirë. “E kam humbur virgjërinë 15 vjeç dhe jo sepse doja, por sepse e kisha të nevojshme. Nimfomania kontrollon jetën time. Vuaj nga pagjumësia, kriza ankthi dhe depresioni. Kam fjetur me 5 e më pas kam fituar kontrollin, dhe tani evitoj miqësitë intime dhe situatat e vështira. Është pak e vështirë të punosh sepse nevojat e mia aty nuk mund të kënaqen.”

characters-mia-nymphomaniac

Hiperseksualiteti: një patologji
Nuk është vetëm një problem: konsiderohej më parë si një perversion (në fillim është trajtuar nga psikologët si inat i zjarrtë) dhe më pas u njoh si patologji. Nga viti 1992 Organizata Botërore e Shëndetit e ka futur bashkë më korrespondentin mashkull, satirën mes shqetësimeve të hiperseksualitetit, si kërkimi kompulsiv dhe i pareshtur i raporteve seksuale.

Bianca Fracas, psiko-seksologia e shpjegon më së miri. “Gratë që vuajnë nga nimfomania janë në kërkim të vazhdueshëm të një partneri seksual për të përmbushur nevojat e tyre të çmendura për seks, e cila i bën të jenë shumë provokuese dhe joshëse. Mendimi rreth seksit është i vazhdueshëm dhe ndikon në jetën e tyre profesionale, familjare dhe dashurore. Nga ana psikologjike ky fiksim nuk është për të përmbushur nevojat fizike, por ato psikologjike dhe sikletet e brendshme.”

nymphomaniac7

Të etura për seks: disa shifra
Një gjendje nga e cila vuajnë 3% e grave, sipas rezultateve të dala nga studimi më i madh i bërë mbi seksualitetin e femrave në 2014 në Gjermani, u publikua tek Journal of Sexual Medicine, duke treguar se ndryshimi nga meshkujt, femrat hiperseksuale kanë edhe tendenca biseksualiteti.

“Në Itali varësia nga seksi rritet si gjithë varësitë e tjera – ka shpjeguar Anna Maria Casale, psikologia, psikoterapistja dhe seksologia e Affari Italiani – rritja favorizohet edhe nga përdorimi i internetit duke krijuar një fenomen të ri si cyber sex , në të cilin janë të përfshirë edhe shumë adoleshentë. Numri i saktë i të varurave nuk mund të përcaktohet sepse ka shumë të tilla që e vuajnë dhe nuk e denoncojnë si fakt nga frika e gjykimit nga jashtë.”

nympho

Një shqetësim kompulsiv për t’u njohur dhe për t’u kuruar
Kush vuan shkon të kurohet në mënyrë të njëjtë me ata që janë viktima të shqetësimeve të tjera kompulsive, në tentativë për të thyer rrethin vicioz që sjell në :gratë nuk janë kurrë të qeta, jetojnë shpesh momente melankolie, ndihen të shqetësuara dhe në disa raste mund të shfaqin ndryshime në personalitet.

Për këtë arsye – shton doktoresha Bianca Fracas -, kur kupton se nuk po kërkon më një partner që të të pëlqejë por thjesht për të kënaqur impulset e vazhdueshme, ka ardhur momenti të orientoheni tek një psikiatër ose terapeut. Në disa raste ky problem zgjidhet dhe me ilaçe.”
Përktheu: Kris Tushi

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤