Një dashuri e përjetshme si Parisi

2011012529_paris_night1

Ka aq shumë shifra për Parisin. Ato të vizitorëve që e pushtojnëçdo vit. Ato të fitimeve nga turizmi. Ato të renditjes në majat e qyteteve më tëvizituar. Për mos të folur për data historike, pushtimesh, mbretërish, lindjesh dhe rëniesh perandorish, numra pa fund…e megjithatëtë gjitha këto nuk e bëjnë më pak romantike atmosferën që rrethon këtë qytet, as arrijnë ta ndërpresin si lajme ekonomie muzikën e pakompozuar që përhapet si një refleks i kushtëzuar sapo dëgjon emrin e këtij qyteti. Sepse mbi të gjitha ky është qyteti i dashurisë, i asaj dashurie nga e cila nuk shpëton dot po ta provosh një herë.

Në Parisin e Irisit
Ka studiuar në Paris, pastaj është kthyer këtu për të bërë aq gjëra brenda katër vitesh sa të habit: gazetare në Top Show, bashkëskenariste me të vëllanë Erandin, te tre sitcom-e shqiptare (kujtojmë p.sh. “Komuna e Parisit”), autore tekstesh, por edhe shkrimesh në të përditshmet dhe revistat e Shqipërisë, është angazhuar për të rikthyer biçikletat në Tiranë për llogari të Ecovolis dhe në fund është bërë mami e një vajze të vogël me emrin Hana, e cila muajt e parë të jetës po i kalon në Paris dhe mirë ajo, po as e ëma nuk mund ta thotë deri kur do qëndrojnë aty. Vazhdon krijimtarinë artistike, ka në dorë një libër, një tekst teatri, një skenar dhe… të bijën (për t’i mbajtur duart e lira, e vë ndonjëherë dhe në mbajtësen marsupial). Mes kaq shumë gjërash, ka skicuar shpejt e shpejt edhe një guidë për lexuesit e “Madame”

cfare te vizitosh irisi

Të flasësh për një vend (fjala qytet, apo kryeqytet duket e vogël) si Parisi, është një sipërmarrje e vështirë. Kjo për arsyen e thjeshtë se koha, historia, kultura dhe zhvillimi i tij kanë bërë që ai të shumëfishohet dhe të ekzistojë si unik, në zemrën e çdo banori të tij. Me këtë dua të them se nuk mund të ketë vetëm një Paris. Parisi ka shumë Paris(e), një për secilin nga banorët apo vizitorët që e përshkojnë atë çdo ditë: Parisi i artistëve, Parisi i studentëve (që përfshin dhe ky shumë Parise brenda tij), Parisi i të pasurve të rinj, Parisi i aristokratëve, Parisi i revolucionarëve, Parisi i të varfërve, Parisi i emigrantëve, Parisi i ëndërrimtarëve, Parisi i fashionistave etj. Për më tepër, të jesh banor i këtij vendi, nuk do të thotë ta njohësh atë nga njëri cep në tjetrin. Kjo është vërtet e pamundur. Prandaj dhe në pamundësi për t’ju shoqëruar në të gjithë Parisin, më lejoni t’ju shoqëroj në një pjesë të Parisit tim, të një tridhjetvjeçari/reje, kurioz/e, social/e, etj.etj.

Çfarë nuk duhet lënë pa parë

1 katedralja cfare te vizitosh

Përveç Kullës, Harkut të Triumfit, Notre Damme, Louvre apo Moulin Rouge, mos u largoni nga Parisi pa parë Montmartrin dhe Katedralen Sacre Cœur në kodrinën nga ku duket i gjithë qyteti; Quartier Latin; apo një nga kopshtet e shumta si për shembull: Jardin de Luxembourg.

paris_eiffel_tower-wide

Nëç’bare mund të kalohen ca çaste pariziane
Parisi nuk ka Bllok dhe baret dhe bistrotë e lezetshme janë të shpërndara në të gjithë qytetin. Gjejeni rrugën për të shkuar tek La Rosie, La Fourmie, La Perle, Chez Prune, Le Little… dhe në të gjithë këto lokale, mos hezitoni të kërkoni sugjerime nga klinetët apo punonjësit.

baret

Mmmmmm po restorantet?
Shumica e bareve/bistrove më sipër ofrojnë dhe një kuzhinë mjaft të shijshme në drekë dhe në darkë. Gjithashtu, mund të kënaqeni tek Les Novices, Monsieur Bleu dhe prapë mos hezitoni të kërkoni sugjerime pranë kamarierëve.

Pjatat tipike

4 receta

Canard Confit, Hachis Parmentier, Tartare de Bœuf, Soupe à l’ognion, Fillet de Bœuf façon Rossini… po ndaloj këtu pasi recetat franceze nuk kanë të mbaruar.

Ku mund të bëni dy(qindmijë)hapa

dy hapa montmartre

Pa pyetur majtas-djathtas, humbisni nëpër rrugicat e kodrinës Montmartre, në lagjen Marais, në Saint Michel, në Butte Chaumont, në Canal St Martin, në Ile St Luis…

Ku të bëni shopping

shopping
Dyqanet e mëdha dhe të njohura i gjeni të grumbulluara, pranë njëri tjetrit në Champs Elysées, në Rue de Rivoli ose në Boulevard Haussmann, ku ndodhen dhe Galeries Lafayette. Në lagjen Marais do gjeni dyqane të lezetshme kreatorësh, si dhe ‘fripperies’, me rroba të përdorura. Edhe në Etienne Marcel nuk është keq…
Për ‘shopping’ librash, ose dhe vetëm për ta parë si vend, shkoni në një nga libraritë më të njohura të Evropës: Shakespeare and Co. Kjo librari anglofone, nga ku kanë kaluar shkrimtarët më të shquar të kohëve moderne, ndodhet përballë Katedrales Notre Damme.

shopping te vjetra
Çfarë duhet të keni parasysh për vendasit
Parisianët janë më pak armiqësor se fama e tyre. Sidomos kur i gjeni në këmbë nëpër bistrot, mund të vijnë t’ju flasin para se të shkoni t’i kërkoni ju këshilla. Janë të hareshëm dhe galant, megjithëse në metro do ju duken të heshtur dhe të zymtë.

Ç’mjete transporti këshillohen?
Padyshim metroja parisiane të mbaron punë. Do ju këshilloja biletat javore (ose ditore), pasi do keni nevojë ta përdorni shumë shpesh. Nëse koha është e bukur, mos hezitoni ta vizitoni Parisin me biçikletat Velib, që do t’i gjeni në çdo kënd. Mund t’i merrni me kartë bankare dhe udhëtoni shumë më lirë dhe më këndshëm se me metro.

transporti

Koha më e mirë për ta vizituar
Pranvera ose fillimi i verës.
Teatrot ku do gjeni gjithmonë një shoë interesant
Teatrot e Parisit janë të panumërta, por nga më të shquarit dhe me programacion shumë interesant janë Theatre de l’Odeon, Theatre du Chatelet, Theatre du Rond Point.
Muzetë, galeritë, kulturë e artilierisë së rëndë

teatrot

Përveç në Louvre dhe Musee d’Orsay, muze sa interesante aq dhe impenjative, vizitoni Qendrën e Artit Bashkëkohor ‘George Pompidou’, në koleksionin e përhershëm të së cilës sapo është përzgjedhur dhe një pikturë e piktorit tonë Edi Hila. Në lagjen përreth Beaubourg (Qendrës ‘Pompidou’) do të gjeni dhe shumë galeri. Mos hezitoni t’i vizitoni.

Jeta e natës….ku kalohet bukur?

jeta e nates

Jeta e natës është gjithashtu mjaft e pasur. Nëpër klube parisianët nuk qëndrojnë vetëm me njëri- tjetrin, por ngatërrohen dhe njihen me këdo që i rrethon dhe u duket interesant. Mos u trembni, është mënyra e tyre për t’u argëtuar, prandaj bëni dhe ju si ata tek Chez Carmen, Bus Palladium, Andy Wahloo, ose Rex, klubi legjendar që pret e përcjell dj më të njohur botëror.

jeta  e nates

Një këshillë më shumë
Si për klubet ashtu dhe për baret, bistrotë apo restorantet, kini parasysh se kamarjerët nuk janë të trembur apo të nënshturar si shumica e kamarjerëve tanë. Mos prisni që t’ju rrijnë para mbrapa dhe mos u befasoni nëse jua presin shkurt… mjafton t’u buzëqeshësh dhe të jesh miqësor, që t’jua kthejnë me të njejtën monedhë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤