Një tragjedi si ajo e Shekspirit: “Kur dashuria të vret!”

View Gallery
4 Photos
Një tragjedi si ajo e Shekspirit: “Kur dashuria të vret!”
Xhafer-Mata-Xhuljeta-Çuni 1

Një tragjedi si ajo e Shekspirit: “Kur dashuria të vret!”
Xhafer-Mata-Xhuljeta-Çuni

Një tragjedi si ajo e Shekspirit: “Kur dashuria të vret!”
xhaferr-mat-a-1

Një tragjedi si ajo e Shekspirit: “Kur dashuria të vret!”
xhuljeta

Ndryshe nga Zhuljeta që i dha fund jetës vetë për të mbrojtur dashurinë e saj, Xhuljeta nga Mati u vra nga dora e ish-të dashurit.

Një krim pasioni që i mori jetën një 19-vjeçareje. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe, me origjinë nga Mati është qëlluar nga ish-i dashuri i saj Xhaferr Mata pak metra larg kishës së Don Boskos në kryeqytet.

Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten.

Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

Xhafer Mata, 31 vjeç, vrau mëngjesin e sotëm 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni në lagjen “Don Bosko”.

Mata, baba i një djali 2 vjeç, i divorcuar dy muaj më parë nga bashkëshortja, vendosi t’i jepte fund jetës së tij pasi vrau Çunin me pistoletë.

Xhaferr Mata, sipas fqinjëve, kishte pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshorten e tij.

Tepër aktiv në rrjetet sociale, Mata shkruan në profilin e tij në Facebook një dedikim që daton prej vitit 2014, por sillet në vëmendje në datën 4 qershor 2018, 4 ditë para tragjedisë.

Por çfarë shkruante Xhafer Mata në rrjetin e tij social Facebook.

“Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie, kalova çdo nate duke ndërtuar ëndrra, edhe iluzione. Kalova netë pa gjumë, duke e menduar! Duke menduar që në altar të ishte ajo me fustan të bardhë edhe unë të jem dhëndri. Ëndërrova me atë. Por edhe pse e desha më shume së veten, kjo gjë nuk mjaftoi”.

Kjo është një nga shumë statuset e dashurisë që 31-vjeçari ka të postuar në rrjetin social. Mesa duket marrëdhënia e tij kishte marrë fund prej disa kohësh dhe çifti nuk ishte më bashkë.

Por Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ish-e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat.

Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë. Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.

Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.

Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.

Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.

Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.

“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi. Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve. Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi. Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë. “-kanë thënë familjarët.

Ndërkohë një tjetër detaj interesant i zbuluar nga fqinjët e autorit është fakti se fqinjët kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme .

Ende nuk dihen arsyet që detyruan Xhaferr Matën të kryente krimin, por Fax News ka mësuar se në kamerat e sigurisë është filmuar çasti kur djali po e priste vajzën.

Policia ka shoqëruar babain e djalit në polici për ta marrë në pyetje.

Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas qëlloi veten me një plumb në kokë.

Ai ndërroi jetë rreth një orë e gjysmë më vonë në Spitalin e Traumës.

Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë.

Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Eshref Frasheri”, ku 31- vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 19-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤