Nuk fitoi ’Këngën Magjike’’, por Elhaida Dani sjell projektin e ri

Elhaida Dani u përfaqësua denjësisht në ‘’Kënga Magjike’’ me një baladë në titullin ‘’E ngrirë’’, por që nuk mundi të merrte më shumë sesa vendi i dytë.

Elhaida Dani 0

Picture 1 of 5

E ftuar tek ‘’Rudina’’ këtë pasdite ajo ka folur më shumë detaje për karrierën teksa ka prezantuar edhe projektin e saj të radhës, versionin anglisht të këngës që u prezantua në ”Kënga Magjike”.Kënga ”Amazing” u publikua në YouTube në orën 17:00. Por sikundër ndodh gjithmonë me personazhet e famshëm në intervista publike, ajo nuk mundej t’i shpëtonte pyetjes për jetën e saj personale, për të cilën duhet thënë se është treguar gjithmonë hermetike.

‘’Nuk ka asnjë të re që unë do doja ta bëja publike’’- u shpreh Elhaida. Ajo ka thënë se njeh shumë njerëz në përditshmëri, por do të takoj një djalë që ta trajtojë si princeshë, ashtu sikundër ajo mendon se e meriton.

Gjatë rrëfimit për ‘’Rudinën’’ Elahaida tregon se ka një raport shumë të afërt me prindërit. Stafi i emisionit i kishte pëgatitur një surprizë asaj’ një videomesazh nga mbesa e cila këndonte këngën e saj pjesëmarrëse në ‘’Kënga Magjike’’ e cila shoqërohej nga gjyshja, e ëma e Elhaidës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤