“Nuk më zëvendësuan dot”/ Rita Lati hedh “kunja” drejt…

View Gallery
2 Photos
“Nuk më zëvendësuan dot”/ Rita Lati hedh “kunja” drejt…
rita-lati

“Nuk më zëvendësuan dot”/ Rita Lati hedh “kunja” drejt…
rita lati

Aktorja e humorit Rita Lati duket se ka thumbuar në emisionin “Soiree” Behar Merën dhe Agron Llakajn. Ajo shfrytëzoi rastin të shprehej teksa iu kërkua të këndonte këngën “Nën një portokalle”.

“Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”, u shpreh Rita. “Rita ka qenë aktore dhe pardiste e shkëlqyer!” – u shpreh më tej Bujar Asqeriu. “…Që s’më zëvëndësuan dot aman!”- tha Rita me ironi dhe nënqeshje.

Mendohet se “kunja” e hedhur i është drejtuar pikërisht aktorëve të humorit, duke patur parasysh bashkëpunimin e saj prej vitesh me Behar Merën, i cili tashmë pjesë e Al Paazarit sëbashku me Agron Llakaj.

Aktorja e humorit Rita Lati mendon se vetëm një person ka dashuruar vërtetë në këtë jetë dhe për të duket se është Lefter Çipa, poeti i njohur vlonjat. Rita u shpreh: “Kur dëgjon vargjet e të madhit Lefter Çipa…nuk e di nëse do dalë dikush më si ai. Ka dalë i biri, po shumë bukur je, por ai është i paarritshëm. Vargjet e tij të mbushin shpirtin. Vetëm ai më duket ka dashuruar në këtë jetë.”

Poeti vlonjat, i cili i solli publikut shqiptar veprat si “Bejke e Bardhë”, “Shqipëri, moj ballëhapur”, “Bilbilat e vendit tim”, etj, është babai i gazetarit dhe kryetarit të Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa, i cili ishte i ftuar po ashtu në emision.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤