Parashikimi mujor për nëntor: Prognozat nuk janë të mira, një shenjë po shkon drejt greminës!

Ruajuni nga nëntori i luhatshëm. nde ka kohë që t’i realizoni qëllimet të cilat i keni caktuar që në fillim të 2017-s – por kujdes!

Ky muaj është i ndryshueshëm. Para se ta bëni hapin tjetër, lexoni se çfarë ju kanë përgatitur yjet për muajin nëntor në sferën e karrierës, parave, dashurisë dhe shëndetit, sipas parashikimeve të astrologëve.

DASHI

Puna: Gjatë muajit nëntor, sfera e karrierës do të jetë në vend të parë, ndërsa në atë familjare marrëdhëniet do të jenë me shumë probleme. Kushtoni kujdes edhe interesave, dhe ndjenjave të të tjerëve, mirëpo kujdes – kjo nuk është periudhë e volitshme për aksione të pavarura dhe suksese personale. Sa i përket punës, situata do të jetë më se e shkëlqyeshme. Deshtë e papunësuar do të kenë oferta mjaft të mira dhe do të duhej t’i shikonin gjërat nga çdo aspekt, nëse dëshirojnë që të marrin vendime të drejta.

Dashuria: Do të silleni në rrethin e njerëzve me ndikim dhe aty do të mund të njihni një person interesant. Dashurinë do ta gjeni në ambientin afarist, ndërsa Deshtë të cilët janë të martuar do të përballen me tundimin për ta tradhtuar partnerin.

Shëndeti: Energjia do t’ju jetë në nivel të lakmueshëm, do të ndiheni shkëlqyeshëm. Për çdo rast, kushtoni pak kujdes ushqimit dhe gjëndrave.

DEMI

Puna: Në sferën e karrierës është i mundshëm përparimi, mirëpo vetëm nëse jeni të durueshëm. Megjithatë, do të ketë mjaft pengesa, të cilat do të mund t’i mposhtni vetëm me ndihmën e miqve dhe kolegëve besnikë. Është i mundshëm edhe një udhëtim i gjatë afarist, i cili do t’ju ofrojë rastin që të tregoheni profesionalisht mu ashtu siç keni dëshiruar.

Dashuria: Do të jeni mjaft aktiv gjatë nëntorit kur është fjala për takime dhe shoqërime. Për këtë shkak do të krijoni mjaft miq të rinj, mirëpo do të njiheni edhe me një person të veçantë, me të cilin do të mund të krijoni lidhje shumë të bukur. Demat të cilët janë të martuar do të kënaqen me marrëdhëniet e harmonishme në tubimet familjare.

Shëndeti:Do të jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm gjatë tërë nëntorit. Keni nevojë për më shumë relaksim dhe pushim, por edhe për ushtrime, në mënyrë që të nxirrni jashtë stresin e grumbulluar. Kushtoni rëndësi shëndetit të syve.

BINJAKËT

Puna: Muaji nëntor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e planeve të reja në karrierë. Ndikimi i Merkurit do t’ju ndihmojë që gjatë nëntorit të realizoni disa plane që do t’ju sjellin sukses. Megjithatë, do të ketë disa turbulenca në planin afarist. Nëse dëshironi të arrini sukses, pranoni ndihmën e familjes dhe të miqve.

Dashuria: Nëse nuk jeni në lidhje dashurie apo i martuar, lëvizja e mjaftueshme midis njerëzve interesantë me të cilët do të jeni të afërt, do t’ju ndihmojë që përfundimisht të realizoni një lidhje cilësore. Binjakët të cilët janë të martuar duhet t’i përkushtohen partnerit dhe të përpiqen që t’ia plotësojnë ndonjë dëshirë. Do të prisni mjaft afsh, por edhe konflikte të mundshme, prandaj përpiquni që të kontrolloni ndjenjat kur grindeni. Është e mundshme edhe shtatzënia e papritur.

Shëndeti: Deri më 22 nëntor shëndeti do të jetë i shkëlqyeshëm. Pas kësaj date, përpiquni që të ushtroni më shumë dhe kushtoni kujdes ushqimit.

GAFORRJA

Puna:Para se të merrni ndonjë vendim çfarëdo qoftë, mendoni mirë. Mosmarrëveshjet me familjen do të ndikojnë negativisht në suksesin tuaj afarist, andaj më mirë është që më parë t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe vetëm atëherë të filloni afarizmin e ri. Gaforret e papunësuara i pret një ofertë e shkëlqyeshme afariste.

Dashuria: Do t’i bëni për vete njerëzit me karizmin kudo që të shfaqeni, gjë që do t’ju sjellë mjaft raste për lidhje romantike. Megjithatë, këto do të jenë lidhje të shkurtra pa perspektivë. Gaforret të cilat tashmë kanë thënë Po-në fatlume do të jenë para tundimit që të kërkojnë kënaqësi jashtë bashkësisë së tyre martesore, që mund të jetë shumë me rrezik dhe të zbulohen shpejt.

Shëndeti: Përdorni ilaçe natyrale, flini mjaft dhe shëndeti do të mund të përmirësohet dukshëm.

LUANI

Puna: Ambiciet do të detyroheni shkurtimisht t’i lini për më vonë, sepse çdo përpjekje afariste do të dështojë për shkak të ndikimit të problemeve familjare. Nuk do të keni as vullnet as përqendrim, prandaj më mirë është që për veprime afariste të prisni të kalojë nëntori.

Dashuria: Për dallim nga karriera dhe paratë, në sferën e dashurisë do të jetë më mirë se deri tani. Luanët e lirë do të kenë mjaft njohje, mirëpo lidhja pa obligime do të mund të shndërrohet në diçka më serioze, derisa ata që janë të martuar sërish do të pajtohen me partnerin dhe do të kënaqen në marrëdhënie të harmonishme. Nëntori është muaji i shkëlqyeshëm për shtatzëni.

Shëndeti:Pas 23 nëntorit shëndeti do të jetë shumë më i mirë. Përpiquni që të pushoni mjaft dhe në rutinën e përditshme duhet fusni ndonjë aktivitet argëtues, i cili do t’ju lirojë nga stresi.

VIRGJËRESHA

Puna: Ambiciet profesionale do të duhet të presin. Fokusohuni në zgjidhjen e problemeve familjare, sepse e gjithë ardhmëria mund t’ju varet nga mënyra me të cilën do t’i zgjidhni tani.

Dashuria: Virgjëreshat e lira do të mund të njohin shpirtin e tyre binjak, por janë të mundshme edhe vendime të papritura për martesë. Dashurinë do ta gjeni në ambientin e punës apo në ndonjë tubim shoqëror, ndërkaq familja juaj do të jetë e kënaqur me këtë risi në jetën tuaj. Virgjëreshat të cilat tashmë kanë partner, do t’u kushtohen takimeve të përbashkëta, gjë që do të freskojnë lidhjen dhe do të sigurojnë harmoni në jetën bashkëshortore.

Shëndeti:Pas 22 nëntorit do të detyroheni më shumë t’i përkushtoheni shëndetit. Mos injoroni dhembjen e mishit të dhëmbëve dhe marramendjen.

PESHORJA

Puna: Shfrytëzoni këtë periudhë të qetë që të bëni strategji të reja afariste dhe t’i zbatoni në vepra. Në sferën e karrierës mund të prisni ndryshime të mëdha pozitive. Janë të mundshme avancimet. Peshoret të cilat merren me shkrime apo me ndonjë lloj arti do të mund të arrijnë sukses të konsiderueshëm.

Dashuria: Fusha problematike gjatë nëntorit në të vërtetë është në dashuri. Lidhja juaj aktuale do të përballet me një test të madh. Nëse e kaloni, mund të keni dashuri për gjithë jetën, mirëpo do të keni mjaft pengesa që t’i mposhtni për të pasur martesë të harmonishme. Lidhjet e paqëndrueshme do të ndërpriten, sepse nuk do të keni tolerancë për fjalët e pamenduara dhe për veprimet e partnerit. Lidhjet seksuale pa obligime do të mund të rezultojnë në shtatzëni të paplanifikuar.

Shëndeti: Shëndeti do të lërë pak për të dëshiruar dhe do të ndiheni të dobët herë pas here, prandaj tregoni kujdes dhe mos e neglizhoni veten tuaj.

AKREPI

Puna: Përpiquni të fusni pak ndryshim në mënyrën tuaj standarde të punës dhe do të arrini sukses të papritur. Nuk do të jetë keq të regjistroni ndonjë kurs, perfeksionimi profesional do t’ju shpaguhet gjithsesi.

Dashuria: Karizmit tuaj askush nuk do të arrijë t’i përballojë. Do ta magjepsni çdo person të cilin do ta njihni, gjë që do të keni shumë flirte. Aq shumë rrezatoni vetëbesim sa që disa “konkurrentë” do t’i frikësoni dhe menjëherë do të largohen nga ju. Akrepat të cilët janë të martuar do të pajtohen shkëlqyeshëm me partnerin. Është i mundshëm ndonjë udhëtim romantik.

Shëndeti: Kushtoni kujdes shëndetit të dhëmbëve. Çdo gjë tjetër do të jetë në rregull.

SHIGJETARI

Puna: Gjatë muajit nëntor do të lini anash punën dhe do t’i përkushtoheni familjes. Do të detyroheni të angazhoheni mjaft dhe do të keni shumë pengesa që t’i kalon në mënyrë që të realizoni sukses në të gjitha sferat, ashtu siç tashmë një kohë të gjatë dëshironi.

Dashuria: Edhe sfera e dashurisë do të bëhet problematike gjatë këtij muaji. Shigjetarët e lirë do të kenë mjaft raste të reja deri më19 nëntor, ndërsa në martesë mund të kenë mospajtime. Çelësi është te kompromisi, pa kompromis as nga dashuria nuk do të ketë asgjë.

Shëndeti: Do të ndiheni shumë mirë, dhe do të shfrytëzoni çdo rast për takime të shkëlqyeshme. Shmangni mbrëmjet e vonshme.

BRICJAPI

Puna:Është koha e fundit të përfundoni punët e filluara. Dita e 29 nëntorit do të ndikojë intensivisht në jetën tuaj afariste, prandaj përpiquni që deri atëherë t’i përfundoni të gjitha obligimet e mbetura. Në të kundërtën, mund të ndodhin pasoja të pakëndshme.

Dashuria: Do të joshni gjininë e kundërt si magnet, është i mundshëm rasti për lidhje serioze, e cila mundet shumë shpejt të rezultojë me martesë. Nxitimi nuk rekomandohet as në këtë rast – çdo vendim i marrë me nxitim dhe pa u menduar, mund të ketë pasoja të papara. Bricjapët të cilët janë të martuar apo në lidhje të gjatë do të kënaqen në harmoninë absolute.

Shëndeti: Gjatë nëntorit, gjendja shëndetësore do të përmirësohet. Duhet t’i shmangeni stresit, por nuk do të jetë keq që të zgjidhni ndonjë program detoksikimi.

UJORI

Puna:Do të keni përkrahjen e planetëve për çdo ndërmarrje afariste të cilat do t’i planifikoni. Mund të prisni avancime, madje edhe të reja, oferta të mira afariste. Dominimi i Marsit gjatë nëntorit do t’ju bëjë më agresiv se kurrë më parë, gjë që do t’ju ndihmojë që të realizoni qëllimet tuaja në sferën e karrierës.

Dashuria: Çdo vikend do të merrni ftesa për takime dhe shoqërime që do t’ju kënaqin shumë. Në ato shoqërime do të mund të njihni një person shumë interesant, i cili do t’ju intrigojë me të cilin do të dëshironi të thelloni njohjen. Ujorët të cilët janë të martuar apo janë në lidhje të gjatë do të kënaqen në marrëdhënie të qeta.

Shëndeti:Kjo është sfera e vetme e cila do të mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha. Shëndeti do të jetë i ndjeshëm deri më 22 nëntor, mirëpo dieta dhe ushtrimet do të mund t’ju ndihmojnë mjaft.

PESHQIT

Puna:Mund të prisni zhvillime pozitive në sferën e punës. Eprorëve do t’ju pëlqejnë të gjitha idetë tuaja, prandaj do të keni rastin për një udhëtim të bukur afarist, madje edhe për avancime. Vetëm përpiquni dhe jepni çdo gjë nga vetja dhe me siguri do të shpërbleheni.

Dashuria: Prisni ndryshime të mëdha, posaçërisht nëse jeni në lidhje të gjatë apo i martuar. Nëntori sjell sfida të mëdha, të cilat do të arrijnë t’i kalojnë vetëm dashuritë e vërteta. Peshqit e lirë do të njohin një person inteligjent dhe me ndikim, i cili do të mund menjëherë të pushtojë zemrat e tyre.

Shëndeti: Do të jeni plot energji,të mjaftueshme që asgjë nuk do të mund t’ju ndalë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤