Pas dyshimeve për lidhjen me Jay Z, Rita akuzohet se kopjon Beyonce-n

Këto ditë Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat se kënga e Beyonce, ku fliste për tradhtinë e Jay Z, i ishte dedikuar asaj.

Beyonce e përshkruante vajzën me të cilën e kishte tradhtuar bashkëshorti, si “Becky me flokë të bukur”.

Rita nuk i pranoi këto akuza duke bërë edhe shaka se flokët e saj janë zgjatime dhe nuk i ka të sajat.

Por detaji që nxiti diskutime ishte paraqitja e Ritës në “Met Gala”, ku shumë e krahasuan pamjen e saj me atë të Beyonce.

Kurora që Rita mbante ishte e ngjashme me atë të Beyonce në “Grammy Awards 2017”.

“Parukieri im e bëri kurorën për tre ditë, e bëri vetë.

Unë e vendosa në minutën e fundit”, -është shprehur këngëtarja. E frymëzuar nga Beyonce apo jo, Rita dukej si një perëndeshë me atë kurorë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤