Pediatri: Në dy vitet e para fëmija nuk duhet të shohë as TV…

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur varësinë nga videolojërat, një sëmundje mendore. Sipas OBSH-së, personat e varur nga këto lojëra janë të prirur të lënë pas dore gjithçka tjetër duke shpërdoruar një kohë të gjatë të ditës duke humbur vetëkontrollin.

Por, përpos këtyre shqetësimeve të OBSH, një alarm tjetër ngrihet për problemet që sjell për fëmijët angazhimi në videolojëra, siç është dëmtimi gjuhësor.

Lira Gjika: Është një alarm. Dy vitet e para fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt, sepse vret zhvillimin e gjuhës tek fëmijët. Nuk duhet të përdorin as tv dhe as këto aparate sepse harrojnë ato që kanë mësuar në shkollë.

Mjekja pediatre Lira Gjika thotë se dy vitet e para të jetës fëmijët nuk duhet as të shohin televizor, pasi dëmi është shumë i madh.

Lira Gjika: Fëmijët që e mësonin të folurën nëpërmjet tv, mësonin 8 fjalë më pak se nëpërmjet të rriturit.

Ndonëse u përcaktua si patologji, “çrregullimi nga lojërat kompjuterike” është një problematikë që trajtohet prej vitesh në vendet aziatike, që janë përdoruesit më të mëdhenj të tyre. Në Korenë e Jugut, ndalohet me ligj përdorimi i videolojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në Kinë e Japoni, minorenët lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të kompjuterit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤