Pranvera ndikon humorin tonë në këto 7 mënyra

Low angle view of father carrying daughter piggyback outdoors

Ashtu siç edhe Ernest Hemingway shkroi, “Kur troket pranvera, madje, edhe ajo që nuk është ende pranverë, nuk ka më asnjë problem tjetër përveçse ku të jesh i lumtur.” Përveçse një mjeshtër i fjalës, Hemingawy ishte edhe mjeshtër për të gjetur efektin e stinëve mbi ne: “Spring fever” me gjasë është real. Nëse keni vënë re ndryshime  te ju, tani në pranverë, nuk është koiçidencë. Ditët e ngrohta kanë efekt të drejtpërdrejtë në humorin dhe sjelljen tuaj.

Më poshtë janë disa mënyra sesi temperature e lartë ndikon sjelljen tuaj:

  1. Të qëndrosh jashtë, në natyrë, në kohë me diell, është drejtpërdrejt e lidhur me ngritjen e humorit…

Nga studimi i Universitetit të Miçiganit i vitit 2004, rezulton se njerëzit që rrinë të paktën 30 minuta jashtë, në diell, apo që bëjnë një udhëtim në një vend të ngrohtë edhe në një ditë dimri, ndikon që menjëherë të kenë rritje të humorit.

I njëjti studim, nxorri përfundimin se qëndrimi në të ftohtë, ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore duke ulur nivelin e stresit.

Couple holding hands at sunset

2…. por, nuk ka të njëjtin efekt vera e vonshme.

Lidhja humor- mot është pozitive deri në një fare pike, sipas studimeve të së njëjtit universitet. Pavarësisht faktit që vera sjell humor të mire dhe ngjyra të çelta, njerëzit janë në rrezik për t’u dehidratuar përgjatë muajve më të nxehtë të verës. Nxehtësia e tepërt, mund të ndikojë për keq në trurin tonë.

  1. Në përgjithësi ndihemi më të lumtur kur ditët janë më të gjata.

Ne vërtet gjatë verës do të flemë më pak, por, do të përfitojmë më shumë diell. Njerëzit thjesht ndihen më mire kur ka më tepër diell. Çrregullimi i humorit sipas motit është më shumë i lidhur me gjatësinë e ditës. Edhe pak orë me diell ekstra mund të bëjnë një ndryshim të madh në humorin tonë.

Young woman at lagoon

  1. Megjithatë, disa njerëz janë më shumë të predispozuar të kenë çrregullime të humorit gjatë verës.

Por, ka edhe nga ata që kanë çrregullime të vazhdueshme të humorit gjatë dimrit dhe verës.

Ta diagnostikosh dhe ta kurosh këtë problem, mund të jetë e vështirë. Ky tip depresioni kërkon kërkime më specifike.

40's Couple In Apartment

  1. Temperaturat e ngrohta mund të të sjellin humor.

Gjatë kësaj periudhe duket se mund të ketë edhe një rritje në nivelin e lindjeve. Në Europë, sipas studimeve, ka një rritje prej 10 % të lindjeve vetëm në muajin mars, gjë që tregon se bebet janë ngjizur rreth muajit qershor. Muaj ky, ku edhe hormone tona lulëzojnë më shumë.

  1. Mund të ushtrohesh më shumë përgjatë pranverës.

Cila do të ishte mënyra më e mire për të bërë fizkulturë sesa jashtë, në diell? Ushtrimet ndikojnë kimikisht te ne duke shtuar nivelin e endorfinave.

Children Playing in Sprinkler

  1. Moti i ngrohtë të bën më krijues.

Nuk është aq ngrohja e motit që ndikon humorin tone sesa sasia e kohës që qëndrojmë jashtë. Nëse kalon mjaftueshëm kohë jashtë, do të ketë një ndryshim të dallueshëm në kiminë e trurit tone.

woman relaxed in the park

 

Burimi: Huffpost Women

Përkthyer për: Madame Mapo

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤