Pse meshkujt e zgjuar i duken shumë seksi femrave të zgjuara

Attractive well-dressed couple.   Original Filename: 104379199 (1).jpgvia Flatbed Web

Le të dukem seksiste, por kjo është ajo që shoh gjithkund rreth meje – femrat shumë rrallë marrin paketë të plotë mashkullore. Mendoj për dashnor – partner të mirë, të zgjuar, të butë, të pashëm, ambicioz, me humor, të ndershëm, besnik, i suksesshëm, që përcakton standardet e çdo niveli të partneritetit. Meshkujt shumë më shpesh dhe më lehtë marrin paketën e feminitetit, inteligjencës, bukurisë, mirësisë dhe përkushtimit dhe nuk e di nëse kjo është një realitet për shkak se gratë janë më të bukura, apo më të zgjuara. Gjegjësisht, gjë që nuk është aspak e pazakontë se, gruaja tërheqëse, atraktive, e bukur, seksi, të jetë më e zgjuar.

Klisheja është se mashkulli i mençur dhe mendjemprehtë ka ndonjë mangësi të jashtëzakonshme, të cilën thjesht duhet ta anashkalojmë, nëse e dëshirojmë të zgjuar dhe të mprehtë – apo nuk ka ambicie dhe vetëbesim dhe disi nuk është i gjindshëm në botën e vërtetë, apo është emocionalisht i gjymtuar ose fizikisht është, eh, e kundërta e atraktiv. Çka po sillem rrotull, i shëmtuar fare. Këtë lloj joatraktiviteti fizik meshkujt në përgjithësi nuk i falin gratë, por ndoshta nuk kanë përse, sepse kudo që sillen ata mund të shikojnë një fytyrë gruaje tërheqëse dhe të zgjedhin në bazë të preferencave të llojit të formave trupore. Përveç saj, gratë masivisht përpiqen të vishen mirë, grimohen dhe rregullohen, në mënyrë që t’i tregojnë më të bukurat që kanë. Përderisa meshkujt të relaksuar bajnë përreth barqet e mëdha, ecin tullac dhe madje as që përpiqen të rruhen, duke menduar se nuk kanë aspak arsye për ta bërë – janë ashtu siç janë, por kush i do, i dashuron edhe me stomak edhe tullac edhe me mjekërr të parruar. Dhe kjo vërtetë kalon, ata më shpesh arrijnë ta gjejnë dikë që i dashuron, se sa që arrijnë gratë të cilat përqëndrohen te meshkujt e mençur. Përveç nëse qëllon se trashalluqi tullac është gjeni, stand-up komedian, Buda i vogël dhe mashkull senzitiv i cili thjesht i pëlqen gratë (nuk është psikopat dhe nuk ka çrregullim të rëndë emocional). Sepse investimi në mendje nuk është investim në IQ – mendja është shumë më tepër se anëtarësim në Mensë. Ky është faktori X në fjalën “sexy”.

Biseda e zgjuar dhe kuptimplote është emocionuese

Femra e zgjuar nuk e ka të lehtë të gjejë një bashkëbisedues të shkëlqyer, i cili nuk është i fascinuar me shkëlqimin e vet dhe mundet dhe e kupton dhe e praktikon ndërveprimin. Është vërtetë e parrezistueshme kur dikush na dëgjon dhe pastaj e komenton në mënyrë që ne e kuptojmë se ai absolutisht është i qartë. Gjithashtu është shumë argëtuese kur mashkulli i zgjuar nuk kupton diçka nga e para dhe pastaj bën pyetje deri sa ta kuptojë saktësisht, ose deri sa të na bindë të bëhemi më preçiz dhe të gjejmë mënyrën e shpjegimit që ai ta kuptojë – në lojë janë sistemet me vlerë, simbolika dhe vetëdija se, kur themi, “çmenduri, lirshëm, pasionante, mrekullueshëm”, për mua nuk do të thotë të njëjtën gjë si për ty dhe se duhet të përkthejmë dhe interpretojmë, sepse asgjë nuk po kuptohet. Ky lloj i hulumtimit dhe njohjes është përvoja më argëtuese intelektuale, që godet direkt në zemër dhe reflektohet edhe më ulët.

Ngacmimi i mirë është paraloja më e mirë

Kur i kundërpërgjigjemi njëri-tjetrit në zgjuarsi, i kuptojmë asociacionet, bëjmë shaka, përgjigjemi dhe kundërpërgjigjemi, dhe më pas në momentet kyçe nxjerrim fjalë dhe fjali njëkohësisht – epo ky është seks i pastër! Kush mendon me tru, shakanë e mirë e çmon njejtë si seksin e mirë, sepse energjikisht janë plotësisht në të njëjtin nivel.

Truri është letërsi, muzikë, filozofi, art …

Mund ta quani këtë si shije, apo shije të mirë, por prirjet kulturore dhe artistike janë të lidhura direkt me trurin. Truri ka nevojë për zgjërimin e kufijve, të mësojë, të kërkojë, të humb dhe përsëri ta gjejë veten në manifestimet e njerëzimit, natyrës dhe hyjnisë, më të mëdha se veten, më të mëdha se egoja. Femrat e zgjuara në këtë mënyrë shumë rrallë gjejnë meshkuj të nivelit të njejtë apo më të lartë të zhvillimit, dhe kur i gjejnë, kanë gjetur atë për të cilën ekzistojmë në formën e njeriut, si femra dhe meshkuj. Dhe kjo është në thelb sexy. Thjeshtë orgazmike.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤