Publikohet klipi i përfolur, motrat Istrefi më sensuale se kurrë

Dueti i motrave Istrefi më në fund është publikuar. Kënga ritmike “Nuk e di” e Erës dhe Norës pritet tanimë të pushtojë lokalet verore dhe klubet e natës.

Kënga në fjalë flet për dashurinë ndaj një mashkulli, i cili nuk është më pranë “saj”.

Sa i takon videoklipit të shumëpërfolur, sekuencat vërtiten rreth motrave Istrefi të cilat shfaqen të kombinuara në ngjyra, rroba e stil, si dhe mjaft sensuale.

Ky duet mund të përkthehet si një lëvizje e mirëmenduar e Era Istrefit, e cila prej disa kohësh është katapultuar në tregun ndërkombëtar muzikor, për të tërhequr në këtë të fundit edhe Norën.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤