Rania, mbretëresha simpatike e Jordanisë

Deri më sot kemi parë paradat e Zonjës së Parë të SHBA-vë Melania Trump, të Hillary Clinton, të dukeshës së Kembrixhit Kate Middleton, Mbretëreshës Letizia të Spanjës dhe figurave të tjera evropiane e botërore tek të cilat realisht kemi “lënë sytë”, pasi kanë një stil unik, vishen me marka të shtrenjta dhe janë më se të kuruara deri në detaj për paraqitjen e tyre.

4-1

Picture 1 of 5

Por këtë herë do t’ju prezantojmë më një ‘Mbretëreshë të Modës’, e po cila po ashtu meriton më shumë vëmendje, ndoshta shumë prej jush edhe e njohin, por për ata që ende nuk e njohin, kjo është Mbretëresha Rania e Jordanit.

Mbretëresha Rania është një nga mbretëreshat me simpatike që keni parë, ka shumë stil në veshje dhe pa dyshim që asnjëherë nuk e ekzagjeron në paraqitjen e saj

Madhëria e saj është martuar me Mbretin Abdullah II Husein ibn Al e Jordanit, ata kanë 4 fëmijë: Princ Huseini, Princesha Iman, Princesha Salma, dhe Princi Hashem. Rania Al-Abdullah ka lindur në Kuvajt në një familje palestineze. Më vonë ajo u shpërngul në Jordani, për të punuar, ku u takua me princin Abdullah. Që nga martesa e tyre në vitin 1993, Rania i është përshtatur kodit të veshjes dhe traditave të kombit të saj, ashtu si shumica e njerëzve, por mund të themi që ajo ka krijuar vetë stilin e saj.

Mbretëresha është bërë e njohur për punën e saj përkrahëse, që lidhet me fuqizimin, arsimimin, shëndetësinë, rininë, dialogun kulturor etj. Por kudo që shkon, Madhëria e saj gjithmonë është e veshur bukur dhe me klas. Veshjet e saj nuk janë stiluar vetëm nga firmat prestigjioze ndërkombëtare, si: Balmain, Dior dhe Valentino, por edhe nga firma të njohura të Lindjes së Mesme.

Mbretëresha Rania u takua me grupin për Fuqizimin e Rinisë, Oman, Jordani, dje, më 15 janar 2018, ku dallohet dhe veshja e saj, e thjeshtë dhe me shumë stil.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤