Dashuria, muza e shëmtive të mia

rezart-palluqi

Në art, kulmi i dashurisë sime quhet “lakuriq përballë kësaj bote”. E kam fjalën për atë lakuriqësinë e shëmtive, dobësive të mia. Për mua, dashuri do të thotë “Muza e shëmtive dhe dobësive të mia”. Anët e mia të forta nuk kane nevojë për dashuri, sepse ato jenë në vetvete, DASHURI!!

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Mprehtësia dhe kthjelltësia.

Po ai për të cilin jeni më pak krenar?
Impulsiviteti dhe sinqeriteti patologjik!

Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit?
Në krevat të mos sillem si një qen i pangopur. Gruan time, tëmos e shoh vetëm si një objekt seksual, por edhe si nenën e fëmijëve të mi. Do tëishte mirë, që pjekuria ime letrare ta zmbrapsë pak mëe shpesh në krevat ciklopin tim trubosh.

Terapia juaj kundër stresit?
Arratisja nëletërsi , në natyrë ose në botën fëmijërore. Skëterra ime quhet serioziteti formal. Kur më teket, ha makaronat me grushte apo ulërij në vende publike, ose hidhem hopthi e loz me fëmijët.

Tre detajet bazike të veshjes suaj?
Veshja për mua, është po aq e rëndësishme, sa veshja e një të vdekuri në arkivol. Nëse nuk qarkulloj lakuriq në rrugë, nuk e bëj, sepse neëdimërmbërdhij, dhe në verë mëarrestojnë. Moda, dhe e gjithë zhurma e saj, për mua janë gjëra metafizike. Vishem, pra thjesht, ble gjithmonë rroba të dala mode.

Ç’është eleganca për ju?
Eleganca ime është prej ajri, diturie dhe aspak prej mishi. Elegancën e çmoj më shumë pra, në art, sesa në trupin tim. Romanet, tregimet ose poezitë… ato duhet të jenë estetike dhe të gjalla, tëshkathet si ngjala e detit, dhe të fortë si litarët e anijeve.

Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën?
Asnjëmarrëdhënie. Vetëm kur rruhem, detyrohem të shihem në të. Ose nëbanjat publike, kur laj duart mbasi kam mbaruar punë, apo kur më dhemb ndonjëdhëmballë, dhe me duhet të zbuloj vendndodhjen dhe gradacionin e kalbëzimit të saj.

Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?
Njerëzit e sinqertë, nikoqirë, apolitikë dhe artdashës. Por, po aq ideale, do tëishin edhe njërrugëfshirës, banja pastrues, apo oxhakfshirës. Gënjeshtarët, matrapazët e dritës së diellit ose asaj artistike, përballë tyre, s’mund të ngre dolli…

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?
Në jetë mund të kem parëndoshta jo mëshumëse 30 filma. Ndërsa sa i përket librave, është studenti i Dostojevskit, Raskolnikovi, te romani “Krim dhe Ndëshkim”.

Dhurata që ju pëlqen të bëni?
Të dhuroj shpresë te njeriu që ka humbur përkohësishtshpresën te vetja dhe jeta. Pastaj janë lulet, ndihma materiale, ndërsa nëfushën letrare tëpërkrah shkrimtaret e rinj të talentuar.

Për ju, luksi është…?
Të kem magjen plot me bukë, djathë, njëçati tëvogël mbi kokë dhe rrethuar prej mijëra librave. Kusuri të derdhet në portofolin e tëskamurve.

Cila është gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta?
Që kam filluar tëpunoj qysh në moshe të mitur. Kjo mëka pjekur para kohe, më ka pasuruar me eksperiencë të larmishme jete, por edhe më ka ofruar pavarësinë ekonomike, çka më jep liri totale për të shkruar siç ma do zemra dhe mendja mua, dhe jo siç ia do zemra kasapëve të botës.

Talenti që do të doje të kishe?
Nëletërsi nuk më mungon talenti. Do të doja që tëisha pak marangoz dhe hidraulik, që të mos mëuturijë gruaja në vesh si një fshesë me korrent, kur dollapëve u bien menteshat ose tubat e ujit pikojnë.

Deri ku do arrinit për dashurinë?
Dashuria për gruan dhe fëmijënpër mua është po aq e madhe sa një pike shiu ose bulëz drite. Rendësi ka, që pikat e shiut dhe bulëzat e dritës të jenë të pranishme çdo dite. Ndërsa nëart, kulmi i dashurisësime quhet “lakuriq përballëkësaj bote”. E kam fjalënpëratëlakuriqësinë e shëmtive, dobësive të mia. Për mua, dashuri do tëthotë“Muza e shëmtive dhe dobësive të mia”. Anët e mia të forta nuk kane nevojë për dashuri, sepse ato jenë në vetvete, DASHURI!!

Fjalët që ju hutojnë?
Fjalët ose gënjeshtrat e kamufluara te politikaneve vrasës dhe fjalët pa farë dhe gjak tëpoetëvemediokër.

Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve?
Human, mirëbërës, i ndjeshëm dhe psikopat.

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?
Nuk kam ndonjëparapëlqim ndaj ndonjë epoke të caktuar, për vetë faktin, se asnjë epokë nuk është e përkryer. Çdo epoke, ka të metat dhe përparësitë e saj. Dje, tëshëtiturit me gomar, të jepte mundësinë t’i numërojepemët dhe bashkëkëndoje me zogjtë, ndërsa sot të fluturuarit me aeroplan të jep mundësinë ta kundrosh botën si një Zot.

Bëni bilance në fund të ditës?
Jo. Ndonjëherë pyes veten, perse qesha më pak sot. Këtë po.

Ju trembin vitet që ikin?
Jo. Aspak. Unë jetoj me ditë, dhe jo me vite. Prandaj, edhe ditëtpër mua, janë pak a shumë, si ai gomari, që e tërheq i zoti prej litari.

Frika duhet fshehur?
Ajo duhet fshehur ndaj njerëzve te ligj, si përshembull diktatorëve ose njerëzve të tuaj të afërt që tërbohen prej buzëqeshjes sëlumturisë tënde.
Frika nuk duhet fshehur, kur në art, artisti, zhbiron tmerret që mbartin në vetvete idetë diktatoriale ose sjellja e papërgjegjshme e njerëzve ndaj bashkënjerëzve te tyre.

Vdekja ju tmerron?
Ndonjëherë, po! Sidomos, kur shoh fëmijë të tjerë, të humbasin prindërit e tyre ne moshë shumë të mitur. Atëherë, them: Oh, sa e tmerrshme do të ishte vdekja për mua dhe fëmijët e mi! Vdekja më tmerron edhe kur e përfytyrojatë, si një virus të poshtër, kancer, i cili zakonisht e krepatos njeriun.

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë?
Fëmijëpërpara. Por kjo nuk më pengon të bëj karrierë letrare, sepse unë mund të bë j letërsi, edhe kur fëmijët më kanë rrethuar me breroren e gumëzhitjeve të tyre.

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?
Zoti i ka frikë profetët…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤