Rita Lati i drejtohet gazetarit: Vetëm yt atë ka dashuruar vërtetë

Aktorja e humorit Rita Lati mendon se vetëm një person ka dashuruar vërtetë në këtë jetë dhe për të duket se është Lefter Çipa, poeti i njohur vlonjat.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, ku u diskutua gjerësisht për dashurinë dhe perceptimin e kësaj ndjenje, Rita u shpreh:

“Kur dëgjon vargjet e të madhit Lefter Çipa…nuk e di nëse do dalë dikush më si ai. Ka dalë i biri, po shumë bukur je, por ai është i paarritshëm. Vargjet e tij të mbushin shpirtin. Vetëm ai më duket ka dashuruar në këtë jetë.”

Poeti vlonjat, i cili i solli publikut shqiptar veprat si “Bejke e Bardhë”, “Shqipëri, moj ballëhapur”, “Bilbilat e vendit tim”, etj, është babai i gazetarit dhe kryetarit të Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa, i cili ishte i ftuar po ashtu në emision.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤