Rrëfimi: Anxhelina Petron e përdhunuan kur ishte 13 vjeç, prandaj u largua nga e ëma

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, hallat e Anxhelina Petros, të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan, bënë një rrëfim tronditës. Sipas tyre, Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moment, siç thanë ato, vajza u shkëput prej nënës. Një javë më parë Xhezmie Hoxhallari, nëna e Anxhelinës tha në emisionin “Me Zemër të Hapur” se e bija kishte dy njerëz shumë të afërt në Greqi, që ishin kumbara e saj dhe bashkëshorti afgan.

Ajo rrëfeu se kur ka shkuar në Korfuz, ka dashur të takojë burrin afgan të Anxhelinës, por ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë për shkak të shokut. Xhezmije Hoxhallari deklaroi gjithashtu se raportet me të bijën nuk ishin shumë të ngrohta, sipas saj shkëputja kish ndodhur për shkak të influencës së familjarëve të ish-burrit. Por kjo deklaratë u refuzua telefonikisht nga vëllai i Alekos i cili deklaroi se vajza nuk e donte të ëmën.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më…

Sa vjeç ishte?

Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne.

Kush është përgjegjësi?

Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën, këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin

A keni qenë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Vojsava Guri: Asnjëherë.

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar.

Nëna e Anxhelina Petros, Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo ka pranuar se vajza është përdhunuar, por kjo ka ndodhur kur ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim nga drejtësia. Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari theksoi se nuk ishte në dijeni se Anxhelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.

Xhezmie Hoxhallari :“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit. Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤