Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…

View Gallery
6 Photos
Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts 1

Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts 2

Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts 3

Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts 4

Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts 5

Rrëfimi i sinqertë i Julia Roberts, përtej YLLIT të filmit që njohim të gjithë…
Julia Roberts

Intervista e Julia Roberts, realizuar nga Oprah Winfrey për revistën prestigjoze Harper’s Bazaar. Përmes këtij rrëfimi të sinqertë të yllit të Hollywood, do të njihni një Julia përtej asaj që shfaqet në shkëlqimin e Tapetit të Kuq, një Julia me frikërat e pasiguritë, një Julia që ndan me lexuesin leksionet që i ka mësuar jeta, mëmësinë, plakjen…sepse në fund të ditës, ajo është një grua si të gjitha ne…

Oprah Winfrey: Përshëndetje Julia Roberts

Julia Roberts: Përshëndetje Oprah

Oprah: Tema e Harper’s Bazaar këtë muaj është të guxosh, dhe ju vendosët të bëni diçka të guximshme sepse ju keni frikë nga lartësitë, apo jo?

Julia: Po, kam frikë nga lartësitë. Kam patur gjithmonë frikë nga lartësitë dhe tani m’u desh të mendoja: “A vazhdoj të kem sërish frikë?”. Sepse nuk e kisha vënë veten asnjëherë përballë kësaj sfide…Epo, ja ku po jua konfirmoj që unë përfundimisht kam shumë frikë nga lartësitë…

Oprah: Përveç këtij seti fotografik, çfarë konsideron ti gjënë më të guximshme që ke bërë ndonjëherë?

Julia: Ndoshta të besoj në vetvete!

Oprah: Brene Brown, autorja e “Daring Greatly”, thotë se: Të jesh shumë i guximshëm, do të thotë të kesh guximin të jesh i pambrojtur!

Julia: Është diçka që ka të bëjë edhe me mua, në të vërtetë jam e pambrojtur gjatë gjithë kohës, ndërsa jam në punë. Pjesa më e vështirë është që të jesh në një vend ku të ekspozohen ndjenjat e tua, duke treguar atë që mendoni, të vërtetën e asaj që po përpiqeni të bëni, duke vendosur mënjanë rrezikun e dështimit.

Oprah: Stedman dhe unë kemi ‘jetuar’ në tabloidë për vite me radhë dhe kjo ka qenë e vështirë për pjestarët e familjeve tona. Nuk mund ta imagjinoj nëse ne do të kishim fëmijë dhe çdo javë ata do të lexonin një histori se si ai më la mua, më tradhëton, apo se si unë e lë atë…E di që ti ke eksperiencë në këtë gjë. A ke qenë në gjendje t’i mbash larg fëmijët nga diçka e tillë?

Julia: Në pjesën më të madhe po. Ndonjëherë ne mund të jemi në një ushqimore dhe as nuk e dimë se çfarë mund të ketë dalë për ne, por na ndodh që lexojmë gjithçka në një tabloid që ndodhet aty dhe mbetemi të shokuar duke shfryrë: “Kjo është kaq e parehatshme, është me të vërtetë e parehatshme”. Një gjë e tillë më lëndon shumë sepse unë jam shumë krenare për martesën time. Ne festuam këtë 4 korrik 16 vite martesë, dhe është lumturi e madhe që edhe ky përvjetor na gjeti të gjithëve sëbashku. Është për të qeshur kur lexoj tituj të tillë si: “Divorci që kushtoi 150 milion dollarë, ndërsa një javë më vonë një tjetër tabloid shkruan; ‘Divorci 275 milion dollarësh”. Dhe unë që mendoj; ‘sa qenka rritur çeku për një javë!’

Oprah: Po, e di. Ka qenë shumë e dhimbshme edhe për mua për vite me radhë. Maya Angelou më thonte shpesh se gjithçka lexoj për veten nuk ta bëjë me mua. “Personi që ulet dhe shkruan një artikull, nuk po mendon fare për ty, ndonëse po shkruan për ty. Nuk ka të bëjë fare me ty, ka të bëjë vetëm me atë çfarë mund të shitet”. Edhe pse ata e dinë që sërish po më lëndojnë. Më kujtohet një herë kur u përhap një histori sikur unë dhe Stedman patëm një grindje të madhe; ai më braktisi mua dhe unë renda për tek berberhania e babait tim në Nashville. E vetmja gjë e vërtetë në gjithë këtë histori ishte se unë isha në berberhanen e babait tim në Nashville…

Julia: Por a duan njerëzit ta dëgjojnë këtë? Ka shumë peshë dhe përmbajtje në atë që është e vërtetë, në krahasim me ëmbëlsirat prej pambuku, pa peshë, si ndarjet që shesin….

Oprah: Në filmin “Ben is Back” ti luan një nënë që i duhet të jetojë me problemet e të birit me varësinë me drogën. Ka qenë e vështirë për ty të luash një rol të tillë, duke qenë në vend të atyre prindërve që kanë një plagë të tillë me fëmijët e tyre?

Julia: Për fat të keq histori të tilla i shohim dhe i jetojmë çdo ditë, në mos në familjen tonë, i kemi tek të afërmit tanë, apo tek një fëmijë kushdoqoftë në botë. Dhe unë mendoj se cila do të ishte gjëja e duhur që duhet bërë për këta persona. Është që t’i duam e të besojmë tek ata duke i mbajtur gjithmonë pranë vetes? Apo nuk duhet të kemi besim tek ata? Duhet të jemi të vështirë me ta? Lucas Hedges që është im bir në film, erdhi dhe qëndroi për disa kohë me ne, ai njohu Dannyn dhe fëmijët përpara se të fillonim xhirimet e filmit. Pra Lucas erdhi tek ne, ashtu edhe Kathryn Newton që luan rolin vajzës time të madhe dhe së bashku me fëmijët e mi unë i çova ata në plazh. “Shkoni notoni dhe bashkë takohemi pas një orë, kur të jetë gati dreka”.

Oprah: Të kujtohet kur filluan fëmijët e tu që të të shohin si Julia Roberts, aktorja shumë e dashur dhe e ëmbël amerikane?

Julia: Nuk mendoj se ata do ta kenë ndonjëherë sensin e vërtetë të asaj që ju thoni. Një herë më thanë: “Ti je e famshme?” Dhe unë ju përgjigja: “Nuk e di. Ndoshta disa njerëz e kanë parë filmin ku unë kam luajtur dhe prandaj më njohin”. Pyetja e radhës e tyre ishte: “A je më e famshme se Taylor Swift?”

Oprah: A e imagjinon një ditë teksa uleni të gjithë si familje dhe të shihni “Pretty Women”?

Julia: Jo. Unë imagjinoj një ditë teksa jemi ulur të gjithë si familje dhe shohim “My Best Friend’s Wedding”

Oprah: A besoni se dashuria juaj e pakushtëzuar do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur fëmijët tuaj në botën që ne jetojmë sot?

Julia: A mundet njeri? Është shumë ndryshe kur edhe unë mund t’i kem thënë mamit tim, “Mami, ti nuk e di se ç’do të thotë të jesh adoleshent”, edhe pse ajo ndoshta e dinte…Danny dhe unë në të vërtetë nuk e dimë se si është të jesh një adoleshent sot. Ndonjëherë fëmijët më kërkojnë disa gjëra dhe unë them thjesht: “Më duhet t’ju them Jo dhe më duhet ta shoh mirë sepse në të vërtetë as që e kam idenë se çfarë po më kërkoni”.

Oprah: Ok, nuk e mendoja ndonjëherë se një ditë do të shihja Julia Roberts teksa poston një foto në instagram. E bëre për herë të parë në qershor. Çfarë të bëri të vendosje për këtë gjë?

Julia: Epo, shumë gjëra. Mendoj se një prej këtyre kanë qenë fëmijët e mi. Gjithmonë më thonin: “Pse nuk e bën dhe ti? Do të jetë ‘cool”.

Oprah: I ke bllokuar komentet

Julia: Mua më komentojnë vetëm njerëzit që unë ndjek. Para pak kohësh ndodhi diçka në instagramin e mbesës time, që më mësoi shumë për të qenit i ri në shoqërinë e sotme. Një fundjavë mbesa ime Ema erdhi tek unë dhe ne pimë çaj e luajtëm me letra , duke kaluar një mëngjes të mrekullueshëm. Disa ditë më vonë Emma postoi foton tonë që bëmë atë mëngjes dhe një numër shumë i madh komentuesish e panë shumë të nevojshme të shkruanin se sa e tmerrshme unë dukesha, që po plakesha, që dukesha si burrë, apo pse duhet ta postonte ajo një foto ku unë dukesha e shëmtuar etj…Çfarë mësova unë nga kjo?! Jam një grua 51 vjeçare që e di se cila jam, por sërish u lëndova. U trishtova që njerëzit nuk shihnin qëllimin e asaj foto, se sa lumturi dhe gëzim kishte në portretet tona, shkëlqimin përtej asaj foto. Po nëse do isha 15 vjeç?!

Oprah: Ti dukesh gjithmonë kaq pozitive. A je optimiste?

Julia: Po jam, sepse unë mendoj se nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse po rrit qenie njerëzore në kohët e sotme, dhe nëse do me të vërtetë që gjërat të ndryshojnë dhe të bëhet çdo gjë më mirë, ti duhet të besosh se do të ndodhë.

Oprah: Nëse do t’i jepje një këshillë një gruaje të re që është mami, se si ajo të balancojë jetën, gjë që duket se ti je eksperte çfarë do t’i thoje?

Julia: Para së gjithash të duhet një partner që të të ndihmojë shumë. Dhe ajo që thatë se jam eksperte e balancimit është thjesht një iluzion, sepse unë mund të kem një të Hënë të mrekullueshme dhe një të Martë të tmerrshme. Asgjë nuk është e ndarë ‘me thikë’. “Oh, unë jam mjeshtre në mëmësi” “Epo kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nuk ekziston dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Unë mendoj se ne gratë e kemi marrë për të mirëqenë faktin se është përgjegjësi e jona që të japim, e të japim, të japim…Nuk ka asgjë të keqe nëse i kërkojmë bashkëshortit, partnerit, fëmijëve apo edhe një mikeshe që të na japi një dorë. “A mund të më ndihmoni? Më duhet dikush këtu që të jetë me mua, të më vijë në ndihmë, sepse unë nuk mund t’i bëj të gjitha vetë, unë nuk dua t’i bëj të gjitha vetë”.

Oprah: Hollywood të ka dhënë çmimin e përhershëm si aktorja e freskët, e duket se ti po plakesh shumë bukur. Je në fillim të të 50-tave dhe buzëqeshja jote është edhe më e shkëlqyeshme. Maya Angelou më ka thënë një herë se të 50-tat janë gjithçka që ti duhet të jesh, gjithçka që ka qenë e thënë për të qenë.

Julia: Unë mund të them se të 50-tat e mia janë një fillim i mirë. Pak para ditëlindjes vitin e kaluar Danny më pyeti se çfarë doja që të bënim për 50-vjetorin tim. Si thua sikur të kemi 5 ditë me 0 kontakt me botën e jashtme?! Vetëm ne të dy! Ditën e ditëlindjes time ne të dy shkuam në një qytet tek u cili kishim qenë edhe më parë. Ndërkohë unë mendoja “Është kaq e çuditshme që ditën e lindjes time të mos jemi edhe me fëmijët, ne të pestë” Mos ndoshta duhet ta kisha menduar më mirë?” Nejse, fëmijët kishin ndeshje futbolli, ndaj ne të dy do të bënim pak shooping, do të hanim diçka të mirë në atë qytet, do t’ja kalonim mirë. Shkuam në një dyqan sërfi dhe Danny më tregoi një tavolinë gjigande sërfi përpara meje. “Si të duket kjo?”; më pyeti. “Është shumë e madhe, për çfarë e duam?”, ende pa mbaruar fjalën tre fëmijët tanë dolën para ‘surfboard’ ndërsa unë nuk i mbajta dot lotët. Më kishin bërë një rreng kaq të bukur; askush prej tyre nuk kishte ndeshje futbolli atë ditë….

Marrë nga numri tetor 2018 i Harper’s Bazaar, përkthyer dhe përshtatur nga bordo.al

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤