Rreth botës pa asnjë qindarkë

Jess-Gibson-7-700x525

Jess Gibson është një blogere 25-vjeçare e udhëtimit e cila po e jeton jetën të cilën e ka ëndërruar vite më parë.

Dhe ajo thotë se edhe ju mund ta bëni këtë – edhe pse kjo nuk nënkupton se duhet të bëni ndonjë punë të vështirë për ta arritur këtë.

Gibson, e njohur online si “Travelista”, shkoi nëpër aventura që përfshiu çdo gjë, prej vizitave në shkretëtira e deri tek Maldivet.

Ajo fillimisht u punësua tek një revistë luksoze për meshkuj, ku shkroi vullnetarisht pa pagesë në kohën e saj të lirë.

Gibson gjeti se jo vetëm që ishte e interesuar në sektorin luksoz, por edhe se kishte talent për të shkruar. Më pas ajo vendosi që pasionin e saj ta kthente në karrierë – ku krijoi blogun e saj të quajtur “The Travelista”.

Prej se ekziston, blogu i saj ka fituar shumë fansa dhe një numër çmimesh. Gibson fitoi çmimin “Blogerja/Gazetarja Më e Mirë” në “SATOA Blog Awards 2015” për blogun e saj, në të cilin shfaqë aventurat e saj në vende të ndryshme përreth botës, me fotografi mahnitëse.

Ajo tha për “Daily Mail”: “Të ndërtosh diçka që dëshiron, duhet të krijosh një identitet online me të cilin mund të lidhen njerëzit. Bëhuni human dhe lejoni njerëzit në botën tuaj. Nëse njerëzit të pëlqejnë si person, atëherë ata do ta pëlqejnë edhe blogun tuaj dhe do të vazhdojnë ta vizitojnë atë për të parë se çfarë je duke bërë”.

Ajo ka punuar edhe si menaxhere e rrjeteve sociale dhe thotë se rrjetet sociale dhe mbajtja e kontakteve në industri është çelësi për të siguruar udhëtimet më të mira.Jess-Gibson-3-700x470

Jess-Gibson-6-700x609

Jess-Gibson-5-700x525

Jess-Gibson-2-700x525

Jess-Gibson-4-700x525

Jess-Gibson-1-1

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤