Ish i burgosuri më i bukur amerikan, fillon punën si model në New York

View Gallery
3 Photos
Ish i burgosuri më i bukur amerikan, fillon punën si model në New York
k1487170070

Ish i burgosuri më i bukur amerikan, fillon punën si model në New York
y11487169984

Ish i burgosuri më i bukur amerikan, fillon punën si model në New York
y21487169986

Është vështirë të besohet se para 12 muajsh, Jeremy Meeks ecte nëpër korridoret e burgut në Kaliforni.

Mirëpo tash, njeriu që u bë i famshëm si “i burgosuri më seksi” kur fotografia e tij u shpërnda në masë të madhe në internet, po ndjek një karrierë si model.

Në fakt ai ka debutuar në Javën e modës në New York duke ecur në pistën e modës. Meeks ka reklamuar koleksionin e rrobave të dizajnerit Philipp Plein.

Parakalimin e tij në pistë e kanë ndjekur yje të njohura, si Kylie Jenner, Paris Hilton e Madonna.

Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.

Ai u lirua nga burgu në mars të vitit 2016. Tashmë modeli është i martuar dhe ka tre fëmijë.

No Comments Yet

Comments are closed

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤