Shenja më romantike e horoskopit

love-horoscope-2015

Ekspertët shtojnë se shenjat e ujit janë emocionale dhe e kanë të zhvilluar intuitën. Shenjat e tjera janë romantike,sipas mënyrës së tyre, por gaforrja është mbretëresha e romancës.

Ata që i përkasin shenjës së gaforres, janë ekstremisht romantikë dhe bëjnë të pamundur për të krijuar një atmosferë të tillë me personin e zemrës. Gaforret janë të dobët emocionalisht, sidomos nëse zhgënjehen në dashuri. Këto persona e përjetojnë më keq nga të gjithë humbjen në dashuri. Dashurojnë pa kushte dhe duan të ndihen të dashuruar gjatë gjithë kohës, pasi i jep më shumë forcë për të ecur përpara.

Nëse një gaforre vërtetë dëshiron t’ju bëjë për vete, lufton shumë derisa ia arrin qëllimit. Personat e kësaj shenje janë shumë të sjellshëm dhe nuk harrojnë ta bëjnë partnerin të ndihet mirë.

Darkat romantike dhe surprizat e këndshme janë një ndër gjërat më të rëndësishme për njerëzit e kësaj shenje. Dashuroni, si një gafore dhe do e shikoni botën plot ngjyra të larmishme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤