Sherr në Top Channel mes Arbana Osmani dhe Ben Blushit?

Arbana Osmani është drejt largimit nga TCH, media ku ka punuar për shumë vite?! Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga Newsbomb.al dhe që po qarkullon me shpejtësi në median sociale. Duhet thënë se vetë moderatorja e njohur nuk ka reaguar edhe pse lajmi ka disa orë që po qarkullon.

Newsbomb.al shkruan “Arbana Osmani, moderatorja e njohur e Top Channel, me një karrierë mbi 2 dekada në këtë televizion, ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur.

Shkak sipas burimeve të informacionit nga TCH, ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi.

Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes drejtorit dhe moderatores, por lajmi i largimit të saj, ka marrë dhenë menjëherë brenda gjigandit mediatik”.

Pritet që vetë moderatorja apo dhe TCH të sqarojnë këtë situatë pasi Arbana Osmani është një nga figurat kryesore të këtij televizioni me nje karriere disa vjeçare.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤