Shpëtoni nga stresi i festave me vetëm 5 hapa

auto_dpere1482588546

Festat e fundvitit ofrojnë natyrisht një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, megjithatë për disa persona ato mund të jenë një makth i vërtetë. Po flasim për ato që duhet të përgatisin gjithçka për një darkë perfekte, ata që shkëputen nga jeta aktive dhe do dëshironin më mirë të shkonin në punë sesa të përgatiten për Vitin e Ri, apo të tjerë që thjeshtë nuk i presin me shumë pozitivitet mbledhjet familjare. Po ju japim 5 këshilla të mira për t’i mbijetuar kësaj periudhe të zjarrtë.

Ngadalëso ritmin

Jeni me pushime dhe rrjedhimisht duhet të ngadalësoni ritmet tuaja. Nuk është e nevojshme që gjatë kësaj kohe të bëni të njëjtat gjëra që bëni normalisht. Nëse festat të detyrojnë që të jesh mjaft e impenjuar me shtëpinë, kuzhinën apo ftesat, është normale që niveli i stresit të rritet. Ndaj, përpiquni të programoni më mirë kohën tuaj, kërkoni ndihmë, delegoni një pjesë të punëve dhe mësoni t’u thoni, “Jo, faleminderit!”, të gjitha ftesave.

Mos kërko perfeksionin

Vlerësoni gëzimet e vogla të ditëve festive. Mund të duket klishe, por është një thënie antike dhe e mençur që vlen gjithmonë kur jeni duke kërkuar lumturinë. Nëse pema e Vitit të Ri nuk i përmbushi pritshmëritë tuaja, të paktën kënaquni me kujtimet që ju zgjohen sa herë riktheheni në shtëpinë e prindërve. Të kërkosh perfeksionin i rrit shumë pritshmëritë dhe shanset janë të mëdha që të mbeteni të zhgënjyer.

Trego mirënjohje dhe falje

Marrëdhëniet me të afërmit dhe familjarët nuk janë gjithmonë në formën më të mirë. Megjithatë, festat e fundvitit janë të përkryera për të sistemuar raportet dhe për të lënë pas mëritë. Tregoni mirënjohje për familjen që keni pranë dhe falni problemet e së shkuarës. Nëse vjehrrën apo kunatën e keni vërtet të pamundur ta duroni, me vullnet më mirë mund të lini mënjanë gjithçka që ju ndan dhe të gjeni një mundësi bashkëjetese vetëm për pa ditë. Nëse nuk arrin të bësh asgjë për të duruar të rriturit, kalojeni kohën duke luajtur me fëmijët dhe do të argëtoheni shumë.

Bëni lëvizje

Gjatë ditëve të festave mundohuni të gjeni një moment për të bërë disa ushtrime fizike. Më mirë do ishte që të bënit një shëtitje në mëngjes në ajër të pastër, kjo do t’i shërbente humorit të të gjithëve. Gjatë kësaj periudhe të vitit shumë vuajnë nga luhatjet e humorit për shkak të ditëve të shkurtra. Gjithashtu, konsumi i ushqimeve hiper-kalorike, të mbushura me sheqer dhe yndyrë ju bën më të plogësht, ndaj lëvizjet janë të domosdoshme për t’ju dhënë më shumë energji dhe humor të mirë.

Shkëputuni

Hapi i fundit është më i vështirë nga të gjithë. Duhet të shkëputeni nga gjithçka, nga çdo lidhje me botën. Puna, rrjetet sociale dhe komunikimi me miqtë e largët nuk do t’ju bëj absolutisht të ndjeheni më mirë. Edhe pse duket si diçka për të kaluar kohën, duke komunikuar me “pjesën tjetër të botës” nuk do arrini të gjeni paqe me vetveten, apo të dëgjoni zërin tuaj më të thellë që ju tregon se cilat janë dëshirat dhe objektivat që do të keni vitin e ardhshëm.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤