Shteti që ka hequr nga shkolla matematikën dhe fizikën, metodat e vjetra nuk janë të duhurat për fëmijët

Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat.

Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë. Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet.

“Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e ku jetojmë”, është shprehur ai.

Nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor.

Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë mbi 16-vjeç. Ideja e këtij ndryshimi, është që nxënësit të zgjedhin ato dije apo dukuri që duan të studiojnë, bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë.

Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤