Si i ndryshoi Princeshë Diana rregullat e modës? Zbulojeni përmes 25 shembujve

princeshe-diana

Historia e saj është një legjendë bashkëkohore për britanikët. Që prej fotos së parë me portretin e princeshës në fotografitë ku mbante në krah pasardhësit mbretërorë William dhe Harry, e deri tek fotot e fundit në Paris, para aksidentit fatal që i kushtoi jetën, Diana Spencer la gjurmët e saj në kulturën bretanike. Të njëjtën gjë bëri edhe me stilin.

Disa nga fustanët spektakolarë të Dianës nga takimet diplomatike, darkat e eventet do të prezantohen ditët e fundit në një ekspozitë në Londër. Qëllimi? Për të treguar se princesha e Uellsit përmbysi rregullat stilistikë të familjes mbretërore për t’u bërë idhulli i modës.

Ekspozita me koleksionin e 25 fustanëve do të zhvillohet në Kensington Palace, atje ku Lady D jetoi për të paktën 15 vite. Kjo ekspozitë përkon me 20-vjetorin e vdekjes.

Moda si një mjet diplomatik.

Pjesë e ekspozitës është fustani blu që ajo mbante veshur kur vallëzoi me John Travolën në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985, në darkën që kishte organizuar presidenti i atëhershëm Ronald Reagan, fustanin e dizenjuar me perla “Elvis” dhe “Gold Falcon”, një fustan prej metaksi që e kishte veshur në Arabinë Saudite në vitin 1986.

“Ky koleksion tregon se Diana dinte shumë mirë si të përdorte modën për arsye diplomatike”, theksojnë organizatorët.

“Ekspozita tregon historinë e një femre që i duhej të përshtatej me rregullat stilistikë të mbretërisë, por që me kalimin e viteve solli në industrinë bretanike të modës stilin dhe stilistët e saj”, thotë Eleri Lynn, kuruesja e ekspozitës “Diana, jeta e saj përmes modës”.

Diana, nëna e princëve William dhe Harry u martua me pasardhësin e fronit mbretëror të Anglisë, princin Charles në vitin 1981 dhe në vitin 1996 u ndanë. Princesha u vra në aksident në Paris në 31 gusht 1997.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤