Si në film: Historia e murosjes së shqiptarit bën xhiron e botës

Lajmi se një shqiptar është vrarë dhe më pas murosur nga mafia siçiliane, me porosi të ish-të dashurës së tij, po bën xhiron e botës. Disa nga gazetat më të mëdha në botë kanë publikuar detaje nga krimi i denjë për film. Më poshtë raportimi i Bild

Kur dashuria kthehet në urrejtje- njerëzit janë të aftë për çdo gjë, përfshi edhe vrasjen.

Në janar të vitit 2013, shqiptari 41-vjeçar Astrit Lamaj u zhduk pa asnjë gjurmë në Senago të Italisë. Askush nuk e pa atë përsëri, askush nuk e dinte se ku mund të kishte shkuar. Vetëm katër mafiozë dhe një grua e dinin se çfarë kishte ndodhur, sepse e kishin zhdukur atë njeri.

Tashmë krimi ka dalë në dritë pasi në Sinago do të rinovohej një vilë e vjetër, por aty u zbulua një trup. Ishte i Astrit Lamajt. Ai ishte në një nga muret e shtëpisë. Atje, katër mafiozë nga Siçilia, e kishin murosur- thuhet të gjallë.

Vrasjen e paskrupullt thuhet se e kishte porositur një grua 64-vjeçare, me të cilën Lamaj kishte pasur një lidhje. Gabimi i tij vdekjeprurës: Ai vodhi disa bizhuteri nga e dashura e tij. Ajo u zotua për hakmarrje dhe u lidh me kontaktet e saj të shkëlqyera në mafien Riesi në Siçili. Katër burra u dërguan, ata nuk hezituan shumë dhe murosën hajdutin.

Salvatore Lupo, një profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Palermos dhe njohës i mirë i historisë së mafias ‘Cosa Nostra’, thotë për ‘Guardian’: “Murosja e kufomave ose e personave ende të gjallë ka qenë një praktikë e zakonshme në mesin e mafias siçiliane. Kjo ishte një zgjidhje praktike, pasi nëse nuk gjendej trupi, hetimet e policisë shkonin kot”.

Por tashmë hetimet po vazhdojnë me kohë të plotë. Katër mafiozët u arrestuan në Siçili, gruaja u kap në tentativë për t’u larguar.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤