Si të silleni në takimin e parë?

auto_firstdate1481812744

Takimi i parë shumë shpesh ju bën që të ndiheni nervoz. Ndjeni që duhet të dukeni bukur dhe të silleni sa më mirë që është e mundur.

Këtu ju sjellim disa këshilla që të lini një përshtypje të mirë

Dukuni sa më mirë që është e mundur. Vishni diqka të bukur por mos e teproni. Grimi nuk duhet të jetë shumë i theksuar. Mundohuni që të dukeni sa më praktike. Kujdesuni që flokët të jenë të freskëta dhe të pastërta, thonjtë e regulluar dhe definitivisht mos përdorni parfum me erë të rëndë.

Bëhuni e sjellshme. Buzeqeshni, relaksohuni dhe mos u frikësoni që në bisedë të fusni një dozë të vogël humor. Bëni një kompliment të vogël.

Ndërroni temën e bisedës. Mos hyni shumë thellë në një temë që mos të ndodhë që në fund vetëm ju të flisni vetë me veten dhe ai vetën të lëviz kokën. Bisedoni për tema të ndryshmë që të tregoni që jeni një person i interesuar dhe me njohuri të ndryshme.

Parashtroni pyetje, por me maturi. Ashtu do ti tregoni që jeni e interesuar për atë që ai po flet. Mos lejoni që ai të ndjehet si në provim. Ruajeni një pyetje si xhoker kur nuk keni për çka të bisedoni ashtu që ta largoni qetësinë e padëshiruar.

Dërgojani një SMS . Të nesërmen në mengjes dërgojani një SMS dhe tregoni që keni kaluar shumë mirë. Ashtu do ta nxisni që takimin e dytë ta organizoj më shpejtë.

Fokusohuni te ai. Është shumë e pasjellshme dhe irituese nëse tërë kohën i shikoni njerëzit rreth jush. Mos u jepni rëndësi njerëzve reth teje. Kushtoni vëmendje vetëm atij, ashtu ai do të ndjehet i rëndësishëm dhe do të ketë më shumë respekt për juve.

Bëhu reale: Mos e paramendo martesën tënde qysh në takimin e parë. Vlerësoni realisht atë që e flet ai dhe mendohuni mirë se a është tipi yt apo jo. Mos jeni shumë optimiste se ashtu do të dëshproheni më shumë.

Çka nuk duhet të bëni në takimin e parë?

Mos i jepni shumë informata rreth jetës tuaj private. Megjithatë është takimi juaj i parë. Mos i tregoni gjithçka reth jetës suaj lëreni që ai të interesohet vetë. Në takimin e parë lëreni bisedën që të rrjedhë vetë.

Mos flisni për ish të dashurin tuaj. Nëse vazhdimisht e përmendni ish të dashurin , ai do të mendoi që ende jeni e dashuruar në te dhe do të largohet nga ju.

Mos u shpejtoni me përfundime. Mos e vlerësoni qysh në takimin e parë. Jepi shancë që të njoftoheni më mirë dhe pastaj vendosni se a është tipi i juaj apo jo. Përshtypja e parë mund t’ju gënjejë.

Mos u vononi. Kuptohet që femrave ju duhet më shumë kohë për tu përgatitur, vecanërisht nëse bëhet fjalë për takimin e parë. Planifikoni më herët kohën që të mos vonoheni. Saktësia flet shumë për karakterin dhe ju sigurisht nuk dëshironi që ta dëshproni në takimin e parë me vonesën tuaj .

Mos konsumoni shumë alkohol. Një apo dy gota vetëm do tju ndihmojnë që të liroheni në bisedë. Gjthcka që është më e tepruar vetëm do tju bëjë që të mos keni kontrollë se çka flisni.

Mos ju dorëzoni tërësisht. Edhe pse keni kaluar shumë mirë kjo nuk do të thotë se ju duhet menjëhere të shtriheni me të në shtrat. Lereni kjo punë të ndodh pak më vonë, kështu do të jetë më interesante për të dy.

Mos u mundoni që të bëheni ajo që nuk jeni. Nëse jeni adhuruese e Hip-Hop muzikës mos thoni që ju pëlqen muzika Rock vetëm për shkak se e dini që atij do ti pëlqej kjo. Bëhuni ajo që jeni që mos ta dëshproni partnerin më vonë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤