“Siç e ke zemrën, ta bën Zoti”/ Shpërthen Alketa: Ta hiqni trurin!

View Gallery
2 Photos
“Siç e ke zemrën, ta bën Zoti”/ Shpërthen Alketa: Ta hiqni trurin!
alketa-vejsiu 1

“Siç e ke zemrën, ta bën Zoti”/ Shpërthen Alketa: Ta hiqni trurin!
alketa-vejsiu 2

Alketa Vejsiu, si shumë personazhe të njohur publikë, ka ndarë pikëllimin e saj karshi shkrumbimit të katedrales ‘Notre Dame’ në Paris gjatë ditës së mërkurë. Megjithatë, moderatorja është kritikuar nga shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, pasi sipas tyre ka probleme shumë më të mëdha në këtë botë sesa djegia e një godine. E revoltuar nga këto komente, Alketa i ka cilësuar pikëpamjet e tyre si absurde dhe jashtë kontekstit.

“Mos moj Alketa Vejsiu, se çfarë të bëri ty kjo, të mori jetën të mori fëmijën, të mori bukën nga goja apo çfarë? Pse nuk flisni për ngjarjet në Siri? Pse nuk i zmadhoni kaq shumë për fëmijët që masakrohen, për gratë që përdhunohen, për prindërit që lihen në rrugë, për varfërinë? Ashtu si e keni zemrën, Zoti ju bën- i ka shkruar ndjekësja.

“Këndvështrimi i disave në këto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashtë kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqipëria, Myslimanët e të Krishterët mor Zot?!Këtu po flasim për një pasuri ndërkombëtare epokale të njerëzimit, që e perpiu tymi. Ndjesia që një gjë e bukur që ju përket të gjithëve, s’do të jetë më, shkakton trishtim.

Për Arkitekturën, Kulturën, Historinë nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kësaj ndërtese unike, dhe kisha parasysh që gjithçka që shkruhet në Libra s’do mund të ilustrohej më. Për fat thonë që një pjesë e Kishës ka shpëtuar, por mendjet e disave si t’i shpëtojmë?”– i është kundërvënë Alketa.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤