“Sot bëjnë paradë, dje s’kishin bukë”, Aurela Gaçe thumbon kolegët

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të spikatura, jo vetëm për talentin dhe energjinë që transmeton në skenë, por edhe për reagimet e herëpashershme ndaj ngjarjeve aktuale në vend. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Insta Story” një deklaratë thumbuese për artistët që mburren me veshjet e shtrenjta dhe të ardhurat e tyre.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit edhe e gjej nga një justifikim për veprimet e tyre. Por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë ta gëzojnë plotësisht paranë që me “mund” kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket aq varfëri, shpirtërore sigurisht. Nejse. Do thoni ju, po mirë, ka mundësinë edhe pse jo? Po po dakord, vetëm se fakti që e flasin ose e tregojnë më bën të qesh”, ka shkruar Aurela.

“Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë. Ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim me këta tanët që passion kanë lekun. Ta gëzojnë, vetëm të mos harrojnë fasulet…T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga pordhët”, ka përfunduar këngëtarja.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤