Stevie Wonder ndryshon tekstin e këngës në nder të Michelle Obama

steviewonder

Zonja e Parë në ikje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke përfshirë këtu edhe SnapChat-in.

Por, ajo ka dhënë intervistën e fundit në televizion si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ftuar në emisionin televiziv Tonight Show të Jimmy Kimmel zonja Obama ka folur për emocionet e saj për ditët e fundit si Zonjë e Parë.

Në studio ishte i pranishëm edhe këngëtari i njohur Stevie Wonder.

Ai këndoi vetëm për atë këngën “My Cherie Amour”, por duke i ndryshuar asaj tekstin.

Dhe vargjet ” Ti je vajza e vetme për të cilën rreh zemra ime dhe zemra ime Michelle ti je po aq e ëmbël sa lulet që lulëzojnë në maj”, u zëvendësuan me ” Ti do të jesh gjithmonë një zonjë e parë për ne dhe Michelle zemra jonë ti je e vetmja që ne adhurojmë”.

“Kjo është çmenduri. Jam gati të qaj tani. Nuk e kisha menduar se e gjithë kjo situatë do të ishte kaq emocionuese, por ne jemi gati. Jemi gati të largohemi pas tetë vitesh. Dua të them gjithashtu se ky largim nuk më ka prekur vetëm mua, por të gjithë familjen time”, është shprehur Michelle Obama.

Michelle Obama ishte një nga figurat më popullore të vitit 2016 gjatë zgjedhjeve elektorale, ku ajo mbështeste sekretaren e shtetit Hilary Clinton.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤